Oshëtima e predhave është zëvendësuar me ato të këmbanës së dasmës.
Është kjo historia që vjen nga Palestina, e cila prej ditësh ka qenë e bombarduar nga predhat izraelite.
Duke përfituar nga armëpushimi momental mes Izraelit dhe Palestinës, një çift ka vendosur që të martohet.
Omar Abu Namar, 30 vjeç, dhe Heba Fayad, 23 vjeç, janë martuar pavarësisht faktit se tashmë shtëpitë e tyre janë rrënuar.
Martesa e tyre është bërë në në kampin e refugjatëve Al-Shatea.
Historia e dy të rinjve ka sensibilizuar edhe OKB-në, që ka hequr shpenzimet e dasmës, por edhe të muajit të mjaltit./b.l









Sa fytyrzi ky more aman