“Kam qene i nderuar në marrvëshjen dhe bashkëpunimin me liderin Sali Berisha si ish-kryetar i PD dhe ish-kryeministër për mbeshtetjen, besnikërinë, korrektësinë, mbajtjen e fjalës etj. Ndjej keqardhje për kryetarin Basha i cili s’mban fjalë, gënjen, s’vlerëson as punën, as mundin, as sakrificat as mbështetjen e votuesve…”.
Personi që jep vlerësimin e mësipërm është Lefter Maliqi, ish deputeti i PD-së, që dy ditë më parë, megjithëse ishte rreshtuar si nr. 3 i listës Basha të kandidatëve për deputetë të qarkut Berat në zgjedhjet e 25 qershorit, e braktisi atë duke deklaruar rreshtimin me socialistët e Edi Ramës.
Kjo ngjarje e bujshme ndodhi të premten, kur po i njëjti elektorat që e kishte pritur me ovacione vite më parë Berishën dhe së fundi Bashën, bëri të njëjtën gjë me Edi Ramën, në krah të të cilit Lefter Maliqi do të deklaronte dorëheqjen nga lista dhe rreshtimin me Edi Ramën.
Maliqi sqaron se “Zhgënjimet ndaj Bashës janë të shumta dhe s’mund t’i besoja më as unë, as elektorati që më mbështet në çdo betejë e sfidë. U zhgënjeva prej Lulzim Bashës kur, megjithëse më garantoi për të qenë kandidat për kryetar i PD dega Berat, më hoqi tinëzist emrin nga lista e kandidimit në shkallë vendi, rast i paprecedent në demokraci ky.
Me hoqi përsëri pa asnjë arsye emrin nga kandidimi për anëtar kryesie dhe drejtor i departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD. Edhe këtë herë, po pabesisht, pasi më mbajti me shpresa.
Isha më i propozuari për kandidat për kryetar Bashkie në Berat dhe fitues i sigurt. Çuditërisht, pa më njoftuar ia jep PR për të më djegur. Nuk më caktoi as drejtues shtabi në Kuçovë apo Berat.
Pasi humbi të pesë bashkitë e Qarkut Berat e takoj dhe doja të largohesha pasi si besoja më dhe po zhgënjeja elektoratin që prej vitesh më ndjek e më beson, kurse ai më premtoi të mos e bëja këtë pasi unë do isha i pari, ose i dyti i sigurt, dhe me delegoi që të vazhdoja të punoja fort në Qarkun e Beratit bashkë me z.Bode.
Dy vjet derdha energji, sakrifikova në organizimin e takimeve e protestave, 90 dite dhe 20 netë në çadër, por çuditërisht më vendosi të tretin në listën e kandiatë të Beratit, duke u tallur jo vetëm me mua, por me mijëra njerëz që e pritën në mënyre madhështore në Lapardha, por edhe me qindra mbështetës të mi në gjithë Qarkun e Beratit që mezi i kam kthyer nga e majta në të djathtë.
Në këto kushte zhgënjimi, pabesie, mashtrimi e mosmirënjohje, vendosa të dëgjoj elektoratin tim i cili ka qenë i PS, dhe të bashkohesha me ta në vazhdimin e misionit politik, në përputhje vetëm me interesat e tyre. /CityNews


Ceshte ky pronar elektorati qe paska ne dore se nga do votojne ata?
Ky eshte nje dallkauk qe paska lidhur cdo gje me karieren e tij.
Sic e ka bere dy here ky se ka problem ta beje dhe per te treten.
Asnje shprese nuk i duhet dhene ketij per ofiqe. Njerezit e ndjejne dhe duan ta japin viten. Dhe asnjehere nuk ka gabuar Berati ne vendimarrje.
Vota e Beratit kishte trendin e votes ne rang kombetar dhe skishte polic tja ndryshonte rrjedhen.
Tipa si Kreshnik Spahiu apo ky Maliqi jane rraca me e poshter e shqiptareve te cilet fatmiresisht po n’a zhduken nga syte dhe nga mendja ,nje fund i merituar per keta bastarde pa din dhe pa cipe .
Ky eshte poliagjent me duket.Per kete e kishte fjalen Enver Hoxha,por e hengri Mehmet Shehu.
Nuk e di , por mendoje qe edhe Xhelal M’ziu
te behet me partine Socialiste me gjithe daullen e tij .
Keshtu koplotohet Kasollja
e Poliagjenteve qe kane 27 vite qe merren me Mehmetin e Enverin
duke mos kuptuar qe po shkerdhehen nga
Jaranet e demokracise .
Demo : te pershendes me kengen
e Lefter ZIUT
O Sali tu befsha ferre
do te votojme edhe kete here .
edhe ti Demo kesaj race i perket .
Personazh teper negativ, i cili si uriahip kerkon te mbijetoj ne politike duke ju bashkangjitur asaj force e cila eshte ne prag te marrjes se pushtetit! Kjo lloj monstre gjithmone do te behet me te fortin.
Edi! Prania e tij krah teje nuk te nderon ty, por i ben koncension kesaj mostre.
O Lefter te kam zili
Ke nderruar tre parti,
Nje me Liken, dy me Salen,
Tre me Edin po ha ngjalen.
O Lefter tu befsha ferre
Merr timonin dhe nje here,
Sipas festes edhe koken
Bej nje kater me nardndoken.
Gjuha shkon ku dhemb dhomballa thot populli.A si puna e asaj nuses qe kishte inat te vjehrre qe tha:Per inat te sime vjeherr po shkoj e flej me mullixhin.Po kujt i plasi se iku nje person qe po i serviloset Edi Rames.