FOTOT / Mbijetesa e një bunkeri

Dita

Nga Artan Lame – Më 4 qershor, shkruajta gjatë për historinë e shpëtimin të bunkerit të L2B në hyrje të Pogradecit. Sot punimet e devijimit të rrugës në atë zonë kanë avancuar dhe dëshiroj të publikoj disa imazhe të projektit që po zbatohet atje.
Do të jetë një prej pikave më të bukura dhe interesante të gjithë atij aksi rrugor (edhe kështu bajagi elegant), ku do ngërthehen bashkë si askund tjetër panorama, liqeni, historia, rruga, monumenti, shëtitorja, plazhi.
Tuneli panoramik që po ndërtohet aty, krijon mundësinë që makinat të mos humbasin peisazhin e liqenit dhe, nga ana tjetër, tuneli gjysëm i hapur, krijon mundësinë që Bunkeri përveçse të shpëtohet, edhe të integrohet me gjithë situatën e atjeshme, duke mos e fshehur nga pamja, siç do të ndodhte nëse do projektohej një tunel tërësisht i mbyllur.
Dua të falenderoj nga zemra mikun tim Afrim Qendro, nëndrejtor i përgj. i ARSH, i cili ka ndjekur personalisht jo vetëm projektimin por, ç’ka është më e rëndësishme, edhe realizimin e tij atje buze Liqerit.

Shënim: I vetmi i munguar i madh në gjithë këtë proces, ka qenë IMK (!!!)

Kujtesë: Një tjetër bunker edhe me më shumë vlerë, gjendet mu në qendër të Tiranës, brenda territorit të Kalasë. Eshtë i kohës së LIB, i vitit 1916, austriak dhe, e vetmja fortifikatë e LIB që ka mbetur ende në të gjithë Shqipërinë (!!!)

Pyetje: Afrim, si i bëhet që të kalojmë një rrugë edhe te Kalaja, që kështu të shpëtojmë edhe Bunkerin e Tiranës?

13886839_1743589609241204_725684576158727449_n 13882110_1743589615907870_8490998089473875085_n

Share This Article
4 Comments
  • Doni me rujt, me forcu, me publiku dhe me e rujt në histori rregjimin e spirres. Po me lekt e ktij populli gjete me ba ket turp o surrugato i gjat.

  • sigurisht që afrimi ka aftësinë ta gjejë një mundësi për të shpëtuar kryeveprën e vetme të mbetur nga L1B në tiranë!!
    ndoshta do të ishte mirë ta pyesje o ta lije si testament që në një kohë të ardhëme(që ka mundësi që ti tëjesh gjallë akoma dhe ta thuash me gojën tënde),kur të jenë shkatërruar bunkerët enverit,të shpëtohet ai i fundit!!
    jemi populli i çuditshëm!!ruajmë të huajin dhe shkatërrojmë tonin!!
    po të shkosh gjithandej në shqipëri do të shohësh emra fshatrash,qytetesh,vënde të veçanta me emra të huaj gërk bullgarë,turq,italian e çfarë të duash!dhe të mendosh se ai i huaji që i ka vendosur emrin nuk ka qëndruar aty më shumë se katër vjet!!
    fjalët tona,veprat tona janë gjithnjë të pista!!kuptohet jo për atë që i bën!!jo jo!!për atë që vjen pas tij!!

  • Perprojektet e bukura vlen per t’u falederuar, por kur do te mbarojne !!!!????
    Iku ligjeslatura juaj ,as ajo e liqerit e Quksit e Elbasanit kane lene njeshije shume te keqe.
    Behen vija kot ne rruge dhe nderrohen tabela perse!!??
    Justifikohen leket e tenderave dhe Penelopa
    vetem end dhe end pambarim?
    Dhe me paradoksale mjetet flene naten kur nuk ka njeres e makina ne rruge dhe punojne ne pikun
    e trafikut!!!!
    Kur te perfundoje per Poradecin tuneli dhe bunkeri me ate rruge do te jete edhe nje atraksion i bukur .E vertete zLame.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *