Protesta e paralajmëruar si më e madhja nga ana e opozitës, përfundoi si një aheng i së shtunës prej protestuesve të nisur nga qytete të ndryshme të vendit.
Në vend të fjalimeve që po mbanin drejtuesit e opozitës, duket se protestuesit kanë shijuar birrat dhe pije të ndryshme alkoolike, që sikurse faktohet edhe nga këto foto, kanaçet janë të hedhura në trotuare ose pranë pemëve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Ndryshe nga shumë vende të tjera europiane ku janë vetë organizatorët ata të cilët bëjnë pastrimin e vendit ku mbahet tubimi, një gjë e tillë nuk ndodhi në protestën e organizuar sot nga opozita, aq më tepër që kreu i saj ka qenë jo më larg se 3 vite më parë edhe Kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Shishe plastike, letra farat dhe tabelat bashkë shkopinjtë e marrë me vete ishin hedhur në tokë ose tek pemët.
Por ajo që binte në sy ishte edhe flamuri i Bashkimit Europian i hedhur në tokë nga protestuesit. Ditët e fundit ka pasur edhe një tensionim të deklaratave të drejtuesve të opozitës ndaj përfaqësuesve diplomatikë të vendeve anëtare të BE në vendin tonë lidhur me mbështetjen që ata kanë dhënë për procesin e reformës në drejtësi.
Ndërkohë, Bashkia e Tiranës nuk ka pritur largimin e protestuesve, por ka nisur menjëherë pastrimin në bulevard, ku fillimisht kanë qenë punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit e më pas edhe makineritë për larjen e bulevardin dhe për rikthimin e tij në gjendjen fillestare në shërbim të qytetarëve.


kryetari i bashkise duhet te ndeshkoje organizatoret per ndotjen e mjedisit.
C’ mund te presesh nga vulgu,injoranca ??!!
Shikoni vetem keto fotografi dhe do ta nxirrni
vete konkluzionin ?! Dhe me te vertete kerkoj-
me te futemi ne Europe ?!
Protesta me e fuqishme e organizuar nga opozita shqiptare qe nga koha e Skenderbeut!
Protesta i kishte te gjitha vlerat demokratike brenda:
1-Pjesemarrja masive mbi 500 mije vete qe fillonin nga Vora dhe deri tek kryeministria!
2-Asnje protestues nuk qelloi me shkopinj ose gure kryeministrine dhe kjo tregon maturi dhe qetesi!
Shpifja se protestuesit ishin trembur qe me pare se do valonte druri po te dhunonin sado pak, nuk ishte e vertete!
Monika dhe Luli,kishin bere autokritike para partise (thone se edhe para shefit te rruges se Elbasanit),se nuk do vepronin si ne protesten para kesaj!
Sali Berisha kishte dhene udhezime te prera se ne proteste nuk do lejohej te merrnin pjese asnje femer pa breke,se Edi Rama kaq donte qe te bashkohej me protestuesit ne shesh dhe dhitej protesta fare!
U tha gjithashtu se Edi Rames ne proteste nuk i duhej kujtuar PALLA e tij,se kishte rrezik te linin protesten te gjitha femrat sidomos te LSI-se qe deri para pak muajsh e kishin shefin e dashur te tyre te mazhorances dhe kane debolese per ate!
Si perfundim,kjo proteste i permbushi te gjitha detyrimet politike duke vertetuar para botes se PD-LSI nuk duan pushtet me dhume,por ama kerkojne qe edhe Rama te mos i heqe gjyqtaret e prokuroret e tyre me dhune se edhe ata kane femije per te rritur si te gjithe!
U vertetua se kjo ishte opozita me e mire ne bote,pavaresisht se kane shpifur qe jane bere si qen i rrahur!