Media e njohur italiane, TGCOM24, pjesë e platofrmës Mediaset ka krahasuar Shqipërinë me Karaibet.
Ajo ka bërë një reportazh shoqëruar me foto lu lavdëron bukuritë shqiptare.
“Një diamant i papërpunuar, por me një potencial të madh”, kështu e nis përshkrimin e Shqipërisë TGCOM24.
Ajo bën një përshkrim të rivierës shqiptare dhe disa vendeve turistike më të bukura në jugun e Shqipërisë .
“Një vend me një fluks jo shumë të madh turistësh, por që fsheh peizazhe përrallore që mund të krahasohen me Karaibet”, shkruan media italiane.








