Fotot nga apartamenti i kamikazëve të Brukselit

Elton Tafaruci

Këto fotografi të jashtëzakonshme janë të parat nga shtëpitë e qeta ku tre kamikazët xhihadistë thurën planet për të hedhur veten në erë në aeroportin dhe metronë e Brukselit.

Apartamenti i çmontuar nga policia në zonën Schaerbeek përdorej nga vëllezërit Khalid dhe Ibrahim El Bakraoui dhe nga mjeshtëri i prodhimit të bombave Najim Laachraoui, të cilët vranë 31 njerëz pasi hodhën në erë valixhet e tyre me bomba si dhe veshjet vetëvrasëse gjatë sulmeve vdekjeprurëse të martën në mëngjes.

Pamjet, që janë bërë pas akteve mizore kur policia ndërmori disa mësymje anti-terror në zonën e Schaerbeek, tregojnë se si oficerët hapën një vrimë në derë përpara se të hynin dhe të kontrollonin brenda.

Agjentët thanë se gjetën një bombë të paplasur, një flamur të ISIS dhe disa prodhime kimike që ishin përdorur për të prodhuar eksplozivë të tjerë kur ata hynë në banesë disa orë pas masakrës./E.T

3286F4CD00000578-3508136-image-a-5_145884234105923286EA1900000578-3508136-image-m-32_14588425659643286E98600000578-3508136-image-a-33_14588425736063286ED7200000578-3508136-image-a-39_14588426207753286F13F00000578-3508136-image-a-20_14588424510883286F12100000578-3508136-image-m-19_14588424442853285F1E800000578-3506599-image-m-56_1458828964734327DB7B400000578-3508136-Brussels_bomber_Khalid_El_Bakraoui-a-54_1458842759932327BBEEF00000578-3508136-Brussels_bomber_Ibrahim_El_Bakraoui-a-53_1458842759851328409FF00000578-3506599-Ibrahim_El_Bakraoui-a-57_1458828985770

Share This Article
1 Comment
  • Nuk e di se kush korensondent gazetaruc qedron prapa ketyre inicialeve,por do te thoja qe jane me te vertete foto rrenqethese kush shikon ambentet se ku kane jetuar keta teroriste!I nderuar korespondent nje here nje peroson kapi ne flagrance kunatene e vet dhe kur i thane ta tregonte historine ai iu pergjigj:Hyra ne shtepi dhe degjova zhurme ne kuzhine.Iu afrova ngadale ngadale dhe hapa pernjehere deren e kuzhines dhe ç’te shikoja ,Kunata po vidhte pirunjt!I tille eshte edhe ky lajm qe vetem lajm e interes nuk perben.Me shqetesim si lexues i rregullt konstatoj qe:Dita po behet simotra e Temes ku tashme lexuesit e saj numerohen me gishta!Mos valle edhe keta gazetaruc kerkojne ta çojne kete faqe te paster ne nivelin e “Temes” sot!Kush punun per kete dite?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *