VIDEO/ Artistët shqiptarë koncert për shenjtërimin e Nënë Terezës

Dita

U  zhvillua në Bazilikën e Shën Palit në Vatikan koncerti në nderim të shenjtërimit të humanistes shqiptare Nënë Tereza.

Yjet e kombit shqiptar Rita Ora, Inva Mula, Ermonela Joho dhe Shkëlzen Doli kanë performuar në nderim të Nënë Terezës.

Rita Ora dhe legjenda e futbollit shqiptar Lorik Cana në fjalën e tyre u shprehën se koncerti është një fjalim dashurie me muzikë që mund të përmblidhet me fjalët ‘Bota mund të shpëtohet vetëm me dashuri”.

“Ne bijtë e gjakut dhe shpirtëror jemi këtu për ta nderur veprën e saj në dobi të të varfërve, që bashkoi njerëzimin me fuqinë e besimit. Këtë e dëshmon edhe koncerti dhe prania juaj.

Në koncert u dëgjua  edhe himni i Nënë Terezës “Valsi Hyjnor” me muzikë të Lorenc Antonit e me vargjet e poezisë “Lamtumirë” të shkruar nga Nënë Tereza gjatë udhëtimit të saj nga Irlanda në Kalkutë.

Himni u këndua nga soprano Inva Mula e shoqëruar nga Filarmonia dhe kori i Kosovës me orkestrant nga Shqipëria e Maqedonia.

Ndërkohë, në koncert ishin të pranishëm edhe krerët e lartë të shtetit shqiptarë, përkatësisht Presidenti Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, etj.


Në këtë video të realizuar nga gazetari Bepin Kolvata jepen disa momente nga koncerti në Vatikan.

1472927749_foto2 1472927761_foto3 1472927768_foto4 1472927777_foto5 1472927784_foto6 1472927800_foto7 1472927809_foto8 1472927816_foto9

Share This Article
4 Comments
  • Saliun dhe Lulushin , me siguri i ka marre Edi me vete nga
    frika se mos keta mund te benin ndonje ”Coup d’Eta ” !!!
    Rrofte gallata shqiptare ! Weekend-et e qeveritareve dhe
    suites se tyre i paguajne taksapaguesit shqiptar ! E grine
    Shqiperine ! Quo Vadis ?!

    • He more shpellar. E nxorre vrerin qe ke 3 vjet qe te grryen. Nuk ndjehesh as krenar dhe as i gezuar per shenjeterimin e Nene Terezes, por ke hall se si do t’i behet 2B-ve qe te rivijne ne pushtet. Vetem kjo te djeg.

  • po fullani,more,pse nuk eshte fullani aty?duhet te ishin edhe arben frroku,mark frroku,armando prenga,shullazi,natyrisht edhe pal miska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *