FOTOT / Një anije sa një qytet, gjigante e luksoze por hyrja lejohet vetëm për ata mbi 18 vjeç

Ermir Ermir

Një anije gjigante luksoze, më e madhe se sa aeroplanmbajtësen e Marinës Mbretërore, u ankorua të hënën në portin e Portsmuthit, duke mahnitur vendasit me madhështinë e saj. Anija turistike, në pronësi të miliarderit Richard Branson, quhet “Scarlet Lady” – “Zonja e Kuqërremtë”, dhe peshon 110 mijë tonë.

Me një kapacitet prej 2770 pasagjerësh dhe 1160 pjesëtarë të ekuipazhit, anija 27-metra e gjatë është më e madhja që është ankoruar ndonjëherë në portin e Portsmuthit, i cili duket si një port varkash të vogla krahasuar me tragetin luksoz.

Për të kaluar një natë në këtë “qytezë lundruese” duhet të paguash mbi 1500 euro dhe mund të shijosh 20 restorante, pishina, qendra fitnesi dhe spa.

Hyrja është e lejuar vetëm për personat mbi 18 vjeç. Kompania njoftoi se së shpejti do të nisin edhe udhëtimet jashtë Mbretërisë së Bashkuar, që ishin pezulluar deri më tani për shkak të pandemisë.

Share This Article
3 Comments
  • Duket anije gjigande sipas te dhenave e pamjes por shume e vockel kur thoni se eshte 27 metra e gjate!! Si eshte e Verteta?

    • lufter këta kanë ngatërruar përmasat e peshkarexhës së xha demirit me përmasat e skarletit!!
      të shkretët kanë harruar një 7 pas 27ës!!

  • ndoshta është më e madhja që ka hyrë në portin e plimuthit por nuk është nga më të mëdhatë!!
    “mein schif 6″është gati 20 m më e gjatë!!MSC ka më të mëdhatë 333 m,Costa Smeralda 337m!
    më e madhja është Symphony of the Seas me 362m!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *