FOTO / Një inxhinier thyen tabu: Ekspozitë me 13 nudo shqiptare (+16)

redaktor

Andi Agaraj është 26 vjeç, ka lindur në Fier, prej disa vitesh banon në Tiranë. Ka përfunduar studimet për inxhinieri telekomunikacioni dhe punon në administratën e shtetit. Fotografon dhe koleksionon aparate fotografike. Në 18 mars do të hapë ekspozitën e tij të parë, ku do të prezantojë 25 foto nudo… Disa prej tyre botohen sot në Dita

 

Trupi i femrës, ndër shekuj ka qenë frymëzim për artistë të zhanreve të ndryshme. Këtë pranverë në Tiranë do të çelet një ekspozitë e cila do të sjell 25 foto nudo të disa modeleve që kanë pozuar për fotografin Andi Agaraj.

Andi pranon se, dhe pse tashmë kjo temë nuk është më tabu, njerëzit ende nuk janë përgatitur, që mentalitetin e së kaluarës ta hedhin pas shpine. Prandaj dëshira e tij është të japë një dorë në këtë drejtim dhe të të ofrojë vlera estetike, qoftë edhe nëpërmjet pjesëve më delikate të trupit të femrës, që në këtë ekspozitë shpesh do i gjejmë edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sipas tij, në art nuk ekziston imoraliteti dhe këtë frazë ai do e theksojë në ambientet e ekspozitës.

Ka udhëtuar në zona të ndryshme të Shqipërisë, për të shkrirë trupin e femrës me ambientin përreth, ashtu siç ka edhe foto të realizuara në studio apo në ambientet e shtëpisë.

Ka dashur ta vendosë trupin e zhveshur në shumë situata të cilat janë në harmoni me mjedisin dhe me shprehjet që kemi siguruar, themi se ia ka dalë.

Nuk ka qenë e thjeshtë që të zhveshë pa droje 13 vajza që kanë pozuar përballë objektivit të tij, por duke kuptuar qëllimin, ia ka arritur që sot të ketë në arkiv qindra foto nudosh dhe për pak ditë një ekspozitë të vetën.

Pjesë të ndryshme të trupit femëror janë vënë në pah nëpërmjet lojës me ndriçimin, duke realizuar në ndonjë rast një kundra dritë të arrirë mjaft mirë.

Edhe në ato raste kur ndriçimi mungon, duket se zbehtia është kërkuar enkas: Trupi plot poezi, si i dalë nga një ëndërr kaotike nga ato që vijnë sidomos në mëngjes, prehet në një moment shtendosjeje.

Më pas, shfaqet në një pozicion të shkujdesur, në breg të detit, që i shëmbëllen po aq një momenti kundrimi të vetvetes, ku femra, e ndërgjegjshme dhe krenare për pushtetin erotik që natyra i ka falur aq bujarisht, mëdyshjet se duhet ta zgjasë edhe ca, apo tashme duhet të jepet plotësisht.

Andit i janë dashur thuajse dy vjet për të fotografuar dhe për të përzgjedhur punët më të mira duke përfunduar këtë mars, idenë që kishte në kokë.

Ne kemi folur me autorin, i cili në profesion është inxhinier telekomunikacioni dhe i angazhuar në këtë profil. Kohën e lirë ia kushton fotografisë dhe udhëtimeve.

Fundjavave e gjen në zona të thella të Shqipërisë ose në ndonjë majë mali.

Ai është 26 vjeç, e do natyrën dhe të bukurën por në këtë bisedë për Dita-n na flet më shumë për ekspozitën e tij të parë.

Në fund, ia dolëm t’i merrnim disa foto ekskluzive të cilat nuk duhen humbur!

 

Andi, ju do të hapni një ekspozitë me foto nudo. Mendoni se është koha e përshtatshme për një ekspozitë të tillë?

Mendoj se është koha e përshtatshme për një ekspozitë të tillë. Kurioziteti për nudizmin gjithmonë me ka intriguar. E kam pasur ëndërr për ta konkretizuar dhe ndihem shumë mirë që tani jam drejt finalizimit të këtij qëllimi. Është dhe pranverë tani, sinonim i rilindjes së jetës. Gjithçka çel, gjelbëron si një “shpërthim jete”, ashtu është dhe femra në vetvete, një pranverë.

Duket një art i konsumuar kjo puna e nudove. Çfarë do të sjellësh ti të veçantë që nuk e kemi parë tek të tjerët të cilët kanë vepra të ngjashme?

Arti i nudizmit është përdorur që në periudhat antike dhe i ka rezistuar kohërave. Femra vazhdon të mbetet një muzë, një frymëzim për shumë artistë, vazhdon të mbetet një mister. Trupi i zhveshur i një femre nuk është thjeshtë “lakuriqësi fizike”, por shumë më tepër. Ka ndjenjën e fuqisë. Ka epshin, shpesh herë të ndrydhur, ka brishtësinë. Ka zhdërvjelltësinë dhe në mënyrë të thellë transmeton dhe përcjell energji në mënyrën se si shikon, lëvizjet e krahëve, të trupit, kur pozon. Ka një natyrë perfekte për nga mënyra se si është krijuar. Pra ajo që dua të përcjell ka të bëj me mesazhin duke ofruar një mënyrë që të “zhvishet” nga paragjykimet, nga frika, nga poshtërimet duke sjellë vetëbesim dhe pranim të vetes, ashtu siç është, një qenie perfekte frymëzimi.

Si do të përgjigjeshe për ata që do thonë se e ke menduar ekspozitën me këtë temë për të rënë në sy e për të bërë bujë, duke patur parasysh që në një vend si yni ka ende etje për lakuriqësinë?

Unë vazhdoj dhe fotografoj edhe këndvështrime të ndryshme, por pasioni për nudizmin e fotografuar mbetet parësor dhe do të mbetet i mbivlerësuar nga ana ime.

Sa kohë ke punuar për këtë ekspozitë?

Gjithë jetën (qesh). Mund të them se kam rreth 2 vjet që punoj për këtë ekspozitë.

 Kur do të hapet?

Në datë 18 mars, në ambientet e Destil dhe do të qëndroj e hapur për 1 ose 2 javë. Do të jenë rreth 25 fotografi, disa bardh e zi, disa me ngjyra, do përpiqem t’i zmadhoj sa më shumë.

Me sa modele ke punuar dhe a kanë patur ato droje për të pozuar nudo përballë teje?

Deri tani kam punuar me 13 modele. Normalisht që kanë pasur drojë, por duke qenë brenda normave dhe qëllimeve të seriozitetit dhe të profesionalizmit ndiheshin më të lehtësuara. Kështu mendoj duke u bazuar në përshtypjet e tyre.

Ku janë realizuar fotot?

Fotot janë realizuar në terrene të ndryshme, kryesisht në natyrë sepse femra dhe natyra për mua janë te lidhura fort. Ekziston një lloj lidhje që mund të shprehet vetëm me fjalën “magjike”, që mbetet perfekte, duke e parë në disa këndvështrime

Profesioni juaj është krejt tjetër. Si ecin paralelisht puna jote dhe fotografia?

Unë jam inxhinier telekomunikacioni. Me bindje e them se ecën shumë mire sepse fotografia është jo vetëm pasion, por edhe çlodhje, qetësi nga puna dhe dua të mbetet po në këtë linjë.

Çfarë ju ngacmon në terrenin shqiptar?

Udhëtoj shpesh, pothuajse çdo fundjavë. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, ka një terren spektakolar.

 

Entela Resuli – DITA

DSC_0184aDSC_0208aaaa4567891011121315161718192022

 

 

Share This Article
9 Comments
  • E pergezoj ing per punen e tij.Por nuk e di pse ky ven(vend) nuk ka cilesi, te gjitha eto trupat femerore me duken si te pista te pa lara, jo te clirta me nje ngurosje qe i heqin feminilitetin trupit femeror.Nuk e di por ka dicka qe artin e deformon.Qofsha gabim

  • po cte them une qe kam ber filmimin e pare nudo para 4 vitesh ne shqiperi kete kam kuptuar qe cdo gje harohet

  • Nje inxhinier thyen tabute…..
    Ja keni keputur kot sepse ne Skiperi femrat lakuriq i kemi tash sa vjete..Prostitucioni i organizuar ose jo ka nevoje per publicitet-Kjo eshte deviza e ketij shkrimi.
    Dhe mendoj se qeveria duhet te investoje me shume persa i perket ketij lloj aktiviteti.Vet Edi si piktor i afirmuar duhet te levize..Ne presim qe edhe ndonje seance parlamenti apo mbledhje qeverie te zhvillohen nudo..Kjo do ti jepte nje shtytje perpara Skiperise.URIME

  • Femra Mesdhetare Eshte jashtezakonisht e Bukur ne forma dhe Ngjyra … Nudo e denigruar ne concept Ne Shoqerin Shqiptare. Jo Cdo kush do te pozonte nudo…

  • Gazetat jane plot foto pornografike nga Kalkashi e deri tek….Ky elektricisti shprehet sikur eshte nje njohes i mire i bukurise femerore , sikur eshte Pikasua i fotografise dhe u keput dy vjet per te bere disa fotografi qe nu di cfare te vleresojme germadhat apo trungjet e pemeve , apo te pasmet e femerave!!!Ne disa nga keto foto , prania e nudo demton bukurine e mrekullueshme te natyres..Do preferoja te jepja 20euro e te shkoja ne bordello sesa ne kete ekspozite…

  • analog,i poezise vrima,ku poetesha zbuloji lakuriqisine,edhe ky inxhinjer i administratespublike, thyen tabu….hiqi zhvishu,hapi shalet……..njesoj si poezia vrima.
    kjo te ben te famshem sot.
    edhe kengetaret e rruges, nxjerrin shalet, deri te vrima pa te mbathura, u shiten disqe…….
    dhe gjithe kjo pornografi, ne perkthime librash, filmash, teatrosh, krijimtari proze,poezi,eshte te qeshesh me vehte kur shkruhet si te rruhen femijet nga interneti porno………
    porno clesi i suksesit bem qe edhe nje depuutet i dergon sms, kesaj shalnxjerje, qe une tembaj me flori.
    jemi ne shekullin e pornos, se ishim, pa ferexhe, me fustane te thjeshta dhe mbi gju, te pa sterlyera,e qe bibin ere femer , e bukur, ku te gjthe meshkujt i shikonim ne sy, me embelsi dhe per etiken e veshjes, kurse so vihesh ne pozita po te rish ne nje kafe, ulur ne autobus, apo t kalosh ne trotuaret e shkalleve te univeritetit,se te vene syte deri te vrima, aq e lehte eshte cfaqja, e aq e pakujdeshme dhe e demshme mbetet porno…….
    dhe reklama e inxhinjerit, i punesuar ne administraten publike,ben dokturaturen dhe paguan per ato vajza qe dalin ne foto, lakuriq,
    neveri per kete imoralitet

  • Sado qe te perpiqemi eshte e kote,
    prapanicen e kemi gozhde ne koke,
    dime te bejme gjene me te veshtire,
    lakuqriq,ndaç me kembe ose shtrire.
    Kujtojme se te tjeret i kemi tejkaluar,
    se lakuriqesine trupore kane harruar,
    mendjen te ndjesite shqisore e kemi,
    ne Mesjete e Antikitet duam te jemi
    Pasi sojlinjte tane jane horra, te liq, u behemi raja, te zhveshur, lakuqriq. .
    sytienat e breket duhet t’i flakim

  • Sado qe te perpiqemi eshte e kote,
    prapanicen e kemi gozhde ne koke,
    dime te bejme gjene me te veshtire,
    lakuqriq,ndaç me kembe ose shtrire.
    Kujtojme se te tjeret i kemi tejkaluar,
    se lakuriqesine trupore kane harruar,
    mendjen te ndjesite shqisore e kemi,
    ne Mesjete e Antikitet duam te jemi
    Pasi sojlinjte tane jane horra, te liq, u behemi raja, te zhveshur, lakuriq.

  • Po pse nuk nxierr meshkuj lakuriq ky, po nxierr femra, meshkujt nuk pozojne dot, bile tu duket dhe kandari duke peshuar ndonje femer. Se jam kurjoz, ka nxjerre ne foto ndonje femer ky fotografi qe ka thyer tabune si psh gruan, motren , nenen e tij?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *