Spiro Ksera u shfaq i lodhur dhe i dëshpëruar në sallën e Gjykatës së Apelit.
Edhe pse kishte shpresuar se do të lirohej, duke theksuar se është babai i tre fëmijëve, gjykata e la në burg.
Ish-ministri i Çështjeve Sociale tha se po diskrimohej për shkak se ka kombësi greke.
Spiro Ksera, ish-Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta u prangos me 29 janar, pasi kishte firmosur për dhënien e fondeve për disa aktivitete që në fakt rezultonin vetëm në letër.
Ish- ministri i qeverise Berisha, hetohej që nga prilli i vitit të kaluar, pas kallëzimit të bërë ndaj tij nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Bëhet fjalë për abuzimet me tenderat dhe aktivitete të tjera të organizuar nga vitit 2011 e deri në 2013-ën nga ministria.
Nga hetimet, mësohet se shuma e përfituar nga ish-ministri i qeverisë Berisha është 30 milionë lekë.




