Amerika krijoi një rrjetë sekret bunkerësh nëntokësorë gjatë Luftë së Ftohtë, por ata nuk u bënë për të mbrojtur civilët. Aty do të strehoheshin vetëm zyrtarët e lartë të qeverisë. Sipas kësaj logjike vetëm Presidenti dhe rrethi i tij i brendshëm do të mund të shpëtonin, ndërsa dhjetëra miliona amerikanë të zakonshëm nuk do të mund të mbijetonin. Duke kuptuar se nuk kishte asnjë mënyrë për të shpëtuar popullsinë, konkluzioni ishte se “qeveria do të mbronte veten dhe do të le të tjerët të vdesin”, shkruan eksperti i sigurisë kombëtare Garrett M. Gra×. Sipas librit të tij të ri ‘Raven Rock: Historia e Planit Sekret të Qeverisë së SHBA për të Shpëtuar Veten’, qeveritë e Presidentëve Kennedy, Eisenhower, Roosevelt dhe Truman publikisht i siguronin njerëzit se nuk do të pëson gjë në rast të një sulmi bërthamor, ndërsa vetë do të futeshin në këta bunker. Gjithashtu në librin e tij ai thotë se presidenti George Bush, zëvendës presidenti Dick Cheney dhe sekretari i shtetit Condoleezza Rice u futën në një nga këta bunkerë gjatë sulmeve të 11 shtatorit.

