FOTOT/ Njihuni me një prej qyteteve më të bukura në botë

Gazeta Dita

Qyteti Colmar, në Alsace të Francës, nga shumëkush cilësohet si një prej qyteteve më të bukura në botë.

I themeluar nga Karli i Madh, në vitin 884, sot ky qytet njihet si vatra e verërave të bardha cilësore.

Colmar po ashtu njihet dhe për kanalet e ngushta, nëpër të cilat lundrojnë varkat, shtëpitë e vjetra, si dhe tregun e vjetër, që ndodhet pranë sheshit “Petite Venice”.

Qyteti thuhet se nuk ka ndryshuar shumë që nga koha e Mesjetës, ndërsa ekziston dhe një legjendë që thotë se gjatë Luftës II Botërore, ky qytet ishte “kursyer” nga bombardimi, për shkak të bukurisë së tij.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *