Eizabeth Sweetheart, 74 vjeç është e fiksuar pas ngjyrës jeshile. Gjërat e saj, gardëroba dhe gjithçka është në këtë ngjyrë. Ajo ka treguar se fillimisht ka bërë flokët me këtë ngjyrë dhe më vonë gjithçka rreth saj u shndërrua në të gjelbërt.
“Çdo gjë duhet të jetë e gjelbër. Edhe burri im i cili nuk e ka pëlqyer ngjyrën e gjelbër tashmë ka filluar ta dojë”, ka thënë ajo.
Ajo ka treguar se gjithmonë e ka dashur këtë ngjyrë dhe mundohej ta kishte në garderobën e saj.
Elizabeth po ashtu ka treguar se një ditë e zakonshme e saj fillon me këtë ngjyrë. Kur zgjohet dhe shkon në kuzhinë, ndez dritat dhe gjithçka bëhet jeshile.
Për të, ngjyra e gjelbër është ngjyra më e lumtur, më pozitive në botë, kështu që ajo nuk mund të imagjinojë të veshë ndonjë gjë tjetër.






l.h/ dita
