Presidenti Barack Obama arriti në Kubë të dielën për një vizitë historike, ndërkohë që dy vendet ecin drejt normalizimit të marrëdhënieve, 55 vjet pas ndërprerjes së tyre. Zoti Obama, presidenti i parë në detyrë që viziton Kubën në pothuajse 90 vjet, do ta mbyllë vizitën me një fjalim drejtuar popullit kuban, ku do të flasë mbi vizionin e tij për të ardhmen e marrëdhënieve amerikano-kubane.
Presidenti Obama zbriti nga avioni Air Force One nën një qiell me re dhe në një shi të imët në aeroportin e Havanës rreth orës 4:30 pasdite.
Pak përpara zbritjes, zoti Obama përshëndeti me Tweeter popullin e Kubës.
Në pistën e aeroportit, Presidenti, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat, u përshëndetën nga një delegacion kuban, i cili i dhuroi Zonjës së Parë Michelle Obama një buqetë lulesh.
Udhëheqësi amerikan përshëndeti me dorë një turmë dashamirësish, ndërsa hipi në një limuzinë, për të shkuar së pari në një takim me personelin e ambasadës amerikane dhe familjet e tyre në Hotelin Melia Habana të Havanës.







Faleminderit President Obama per viziten tuaj historike dhe miqesore ne Kube.
President Obama.Faleminderit per viziten tuaj ne Kube. Shprehja ” me mire vone se kurre ” mer nje rendesi te madhe me kete xhest te jashtzakonshem miqesor. Megjithe kundershtimin e republikaneve te pordhacit Lulzim Basha.neser Z.Obama do te shofi nje ndeshje bejzbolli midis kombetares Kubaneze dhe nje klubi te Florides.