“ABC News” ka publikuar sot për herë të parë fotot e çastit pak minuta para se autorët të ekzekutonin me një plumb në kokë Enton Nikajn, dje në një lokal në Linzë. Policia dokumenton ngjarjen dhe pritet arrestimi i të dyshuarve.
Në foto duket momenti i përplasjes fizike mes tyre, ku me ndihmën e kamerave të sigurisë edhe policia ka dokumentuar ngjarjen.
Nga kryerja e veprime të para hetimore është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim për shtetasit:
1- Ervis Martinaj, 33 vjeç
2- Emiljano Nina, 20 vjeç
3- Mirsad Kuçanaj, 28 vjeç
4- Bujar Hasani, 32 vjeç
5- Oliver Gjoka, 29 vjec.
Këta shtetas në bashkpunim me njëri-tjetrin pasi kanë debatuar me viktimën Enton Nikaj dhe të dëmtuarin Ismet Gaxherri janë konfliktuar fizikisht dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasoje ka gjetur vdekjen shtetasi Enton Nikaj si dhe është plagosur me mjete të forta shtetasi Ismet Gaxherri.
Pasi kanë realizuar krimin autorët janë larguar me automjetin tip Mercedes benz me targa “AA 725 MD” i cili figuron i rregjistruar në pronësi të shtetasit Enton Nikaj. Gjatë kqyrjes të vendit të ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 54.
Viktima Enton Nikaj ishte dënuar më parë me 14 vite burg, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim për hakmarrje”.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
https://www.youtube.com/watch?v=thV7ML6es54




Po te kryente denimin ne burg i ndjeri do ishte gjalle tani.
Sa i bukur!