Fotografitë e mëposhtme janë nga magazina në Casa Italia ku zjarri që përfshiu godinën e shndërroi atë në një furrë për të gjallët.
Për të shpëtuar 20 punonjës, shefi i rojeve të godinës i cili punonte për kompaninë Breçani, u dogj në themelet e qendrës tregëtare.
Sipas informacioneve paraprake nga ekipi i departamentit të mjekësisë ligjore, Arjani ka bërë përpjekje për të dalë më pas edhe vetë nga godina por nga nxehtësia dyert janë bllokuar.
Trupi i tij u gjet në afërsi të derës dhe u identifikua nga xhaxhai.
Në pamjet e mëposhtme mund të shikoni se si u shkrumbua nëntoka e Casa Italia ndërkohë në rrjetet sociale nuk kanë reshtur thirrjet solidarizuese për veprimin sakrifikues të Arjanit.
Nga vendngjarja
c.r. / dita
Duhet vendosur standarti ne ndertim : medoemos,te pakten magazinat dhe depot,duhet detyrimisht te kene instalimet e fikjes automatike te zjarrit ! Ne se ky sistem do te ishte i instaluar,nuk do kishim as viktima dhe as deme ! Kush mban pergjegjesi per mungesen e ketij rregulli ?
Kompania Brecani me siguri eshte ai qe I bente thirrje baces te rrezonin qeverine e majte. Kompani maloku
Plaku dhe deti,ose te kane rjedhur trute nga pleqeria ose ke lindur matuf,çfar lidhje ka kompania Breçani qe pergjigjet per ruajtjen e objektit me zjarrin ? Ne vend qe te kritikosh organet shteterore qe duhet te merren me kete pune, me pronarin e objektit qe ka bere ndertimin pa asnje gje elementare per sigurine kunder zjarreve e fatkeqesive te tjera natyrore ti mundohesh te akuzosh nje firme qe ka per detyre te ruaje objektin nga hajdutet si puna e jote dhe Rames.
Do kish shpetuar nese dera do ishte hapur. Jo po e ka fajin dera.
Mbathja vrapit .. A fiket kjo katrana me bombol dore. A sa keq me vjen per te ndjerin..
Dikush permendi qe ndertimet nuk kane elementet e sigurise. Duhet te kete plan te mirefillte dhe dyer qe sigurojne daljen ne rast zjarri..
ARJAN SALA- DESHMOR I ATDHEUT
Kush shpeton nje jete gjithe Boten e shpeton.
Po 25 jete duke sakrifikuar te veten
Hero i vertete !
Ndaj dhimbjen me familjen dhe shoket e ketij heroi.
Arjan Sala- Deshmor i Atdheut
Pronaret e magazines dhe jo rojet e saja duhet te ndiqen penalisht pasi ajo magazine nuk ka te instaluar sistemin automatik kundra zjarit. Problemi eshte i qarte pronari bashke me drejtuesit ligjore te magazines jane fajtor per vdekjen e nje njeriu dhe rezikimin e nje godine nga shembja.