FOTOT / Policia: Ja aparatet që po shpërndahen për fotografimin e votës

Dita

Përmes një deklarate për mediat, Policia e Shtetit  thotë se disponon informacione se grupe të ndryshme do të tentojnë fotografimin e votës ditës e zgjedhjeve duke përdorur pajisje të posaçme.

Deklarata e plotë e Policisë:

 Policia e Shtetit disponon informacion te mjaftueshem se elemente te caktuar kane ne perdorim dhe shperndare aparate (si ne foto), me te cilat do te tentojne te fotografojne voten si deshmi per voten e blere.

Policia e Shtetit thekson se do te jete shume e ashper per ndeshkimin e çdo krimi elektoral dhe ka marre te gjitha masat per t’ju pergjigjur ne kohe çdo eventualiteti.

Nen mbikqyrje po mbahen elemente me tendece blerjen e votes, ne procesin e 25 Qershorit.

Nga ana tjeter, Policia e Shtetit paralajmeron çdo qytetar qe ka rene pre e tentatives per shit-blerjen e votes te heqe dore ne kohe nga ky aktivitet kriminal, pasi do te perballet me forcen e ligjit.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur per te garantuar, ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine dhe organet e tjera ligjzbatuese, nje proces zgjedhor te qete dhe te drejte.

Siç ka deshmuar edhe ditete e fundit ne goditjen e tentativave per shit-blerjen e votes, Policia do te intesifikoje luften kunder ketij fenomeni per te mos deformuar vullnetin e lire te qytetareve.

Share This Article
2 Comments
  • Dihet shume mire se kush e fotografon voten. Ata qe jane paguar. Eshte mandat pagesa. Pra vetem LSI. Policia dhe SHISH te qendrojne prane tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *