FOTOT: Policia rrëfen historinë e saj në një panair

redaktor

Entela Resuli

Dy ditët e fundit Policia Shqiptare tregoi veten dhe historinë e saj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Panairi i titulluar “48 orë me policinë”, i dedikohej prezantimit për publikun e gjerë të “aseteve” që disponon policia.

Qytetarët e interesuar panë nga afër automjete të ndryshme që përdoren aktualisht, por edhe që janë përdorur në vitet e kaluara, uniforma, pajisje, materiale, etj., që përdoren nga të gjitha llojet e forcave policore në Shqipëri.

Ne vizituam panairin dhe po sjellim disa detaje më tepër rreth historikut të policisë por edhe të objekteve që u prezantuan aty. Edhe policia ka datë kur është krijuar! Më 13 janar 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës mori vendimin për krijimin e forcave të rendit (policisë dhe xhandarmërisë). Në Ministrinë e Brendshme të kësaj qeverie funksiononte Zyra e Sigurimit Publik me atributet e Drejtorisë së Policisë, ndërsa pranë prefekturave e nënprefekturave ishin zyrat e komisariateve të policisë. Xhandarmëria funksiononte mbi bazën e batalionit (në prefekturë), kompanisë (nënprefekturë) dhe togës (në krahina).

Në maj 1913 u krijua Shtabi Madhor, nga i cili varej xhandarmëria. U krijuan 3 batalione xhandarmërie (Vlorë, Berat, Elbasan). Drejtori i parë i policisë ka qenë Halim Gostivari.

2

Uniformat

Panairi prezanton një rend kronologjik të llojit të uniformave që kanë veshur manekinë të bardhë. Janë veshje që i ka mbajtur policia që nga viti 1913 e deri në ditët e sotme. Asnjë nga ato uniforma nuk është e trashëguar nga ajo kohë. Ato janë të qepura enkas për të qëndruar në muzeun e policisë, i cili ndodhet në në Sauk, në krah të djathtë të rrugës gjendet Akademia e Policisë “Arben Zylyftari”. Janë fringo të reja.

Uniforma e parë ka pasur ngjyrën gri, pantallonat të futura në çizme dhe xhaketa e bluza ishin një. Kapela nuk ka pasur strehë, por ishte e zezë me një rrip të kuq në mes. Është përdorur që nga viti 1913 deri më 1924-n.

Uniforma e dytë është uniforma që mbanin efektivë të xhandarmërisë së Zogut. Me këmishë gri, xhaketë, pantallona, kapelë dhe brezin ku mbahej koburja (viti 1924-1939). Më pas vijmë në uniformën e pasluftës (1945-1966), e cila është e ngjashme me uniformën e viteve të komunizmit, me ngjyrën blu të mbyllur dhe kapelën me strehë, mbi të cilën qëndron ylli me pesë cepa.

3

Gradat

“Deri në vitin 1966 ka pasur grada, pas këtij viti bien gradat. Ishte koha pas revolucionit kulturor kinez”, shpjegon ciceroni i këtij panairi. Viti i parë kur femrat u bënë pjesë e Policisë së Shtetit ishte viti 1993.

Gradat variojnë nga më e ulëta që është nën-inspektor, inspektor, kryeinspektor, komisar, krye-komisar. Kategoritë e policisë dallohen nga gradat dhe logot, nuk ka lidhje me ndryshimin e uniformës.

4

Armët

Në atë panair, veç armës që është mbajtur nga Xhevdet Mustafa, asnjë tjetër nuk ka një histori të caktuar prej nga vjen dhe kush e ka përdorur. Informacioni është i përgjithshëm për periudhat dhe sekuestrimet. Ato kanë kaluar dorë më dorë dhe nuk identifikohet personi që i ka mbajtur.

Aty shohim pistoleta të periudhës së mbretit Zog, të cilat mbajnë edhe firmën e tij (revolver nagant “Breveta”, viti i prodhimit 1885). Kjo armë është mbajtur nga oficerët e oborrit mbretëror të Zogut I. Po ashtu, ka dhe armë që u janë sekuestruar ushtarëve grekë apo gjermanë gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.

Më pas vijmë te armët e ditëve të sotme, të cilat udhërrëfyesi ynë i komenton shkurt: “Këto të sotmet të grijnë”. Ka edhe nga ato që kanë formën e stilolapsit, dhe nëse nuk je me antiplumb, ato gjithashtu të shkaktojnë vdekjen. Asnjë nga armët nuk e ka humbur fuqinë e saj shpuese.

5

Të tjera…

Por policia nuk ka vetëm armët dhe uniformat. Ajo ka pajisjet, të cilat e kanë shoqëruar ndër vite, për realizimin dhe shkrimin e dokumenteve, regjistrimin e zërave dhe përgjimeve dhe po ashtu aparatet fotografike të përdorura dorë më dorë nga fotografët e policisë. Në atë muze gjendet një makinë shkrimi e përdorur nga strukturat e policisë në vitin 1945 dhe aparate fotografike të përdorura në vitet ‘50-‘80. Po ashtu, në të njëjtën tavolinë janë dhe regjistruesit me shiritë të përdorur në vitet ‘70-‘80.

678 9 10

Share This Article
4 Comments
    • Genti , te kam pare dhe ne disa komente te tjera . Ose je ndonje adoleshent i pa formuar mire ,ose je ndonje deficient nga mendja !

  • Pistoleta e Zogut paska qene revolver!!!! E tha ciceroni kete?! Jo, se per barcaleta policet jane me fame, merren si pike referimi… Ka nje dallim thelbesor midis revolverit dhe pistoletes, qe eshte mekanizmi i karikimit. Prandaj makines me nafte nuk i hidhet benzine dhe anasjelltas, se ndryshojne qe ne konstrukt. Psh, meqe mekanizmi i pistoletes eshte gjysemautomatik ose automatik(psh Makarova), kur ngec nje fishek ne fole bllokohet qitja, tek revolveri kjo evitohet duke rrotulluar mullirin, prandaj atentatoret perdornin revolver. Ne fakt, armet qe “te grinin” beheshin dikur, qofte per kaliber te madh, qofte per fuqi shpuese ne distanca te medha. Pjeserisht ndikon kosto e prodhimit e pjeserisht nje traktat i Gjeneves qe ndalon forcat e armatosura te vendeve nenshkruese te perdorin kalibra te medhenj kunder njeriut, psh ky traktat ndalon kalibra 12.7 mm e siper. Po ate automatikun qe perdorte kryetarka e Kuvendit nuk e paska muzeu? Edhe ish-ministri Olldashi e perdorte nje, te mos themi qe edhe pishtari i demokracise Azemi kishte nje pistolete me silenciator, megjithese pa leje, po i falen keto lapsuse te vogla, e meriton dhe ai nje vend ne muze.

  • Po i kane marre leje , keta te policise, prokurorit te pergjitheshem qe ekzpozojne armet?! Se mos ka arme pa dogane e fature.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *