Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA, njoftojë të shtunën se prerje masive të pyjeve janë vënë re në zonën e Malit të Munellës dhe më gjerë në bashkitë e Pukës, Fushë-Arrëzit dhe Mirditës në periudhën Nëntor-Dhjetor 2015.
“Gjendja në këtë rajon ka qenë e rënduar prej shumë vitesh, por që prej njoftimit për shpalljen e moratoriumit të pyjeve në fillim të vitit 2016, situata ka degraduar masivisht,” tha PPNEA nëpërmjet një njoftimi për shtyp, duke shtuar se ka dokumentuar një shtim të jashtëzakonshëm të subjekteve, makinerive dhe individëve të cilët po shfrytëzojnë pa kurrëfarë kriteri edhe ato pak pyje të mbetur.
“Nisur nga ky ritëm i papreçedentë shfrytëzues, PPNEA vlerëson se shpallja e moratoriumit të pyjeve në fillim të vitit që vjen do të ketë shumë pak vlera ruajtëse dhe benefite për pyjet e kësaj zone, pasi nuk po mbetet asnjë sipërfaqe pyjore për tu ruajtur,” shtoi ajo.
Sipas organizatës mjedisore prerja e pakontrolluar e pyejve në këtë zonë bëhet dhe më alarmante nisur nga fakti që Munella është rajoni i vetëm në Shqipëri ku është dokumentuar prezenca dhe riprodhimi i Rrëqebullit të Ballkanit, një nënlloj tejet i rrezikuar sipas klasifikimeve të Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Javën e shkuar PPNEA raportoi një këlysh rrëqebulli të vrarë në rajonin e Malit të Munellës.
“Nisur nga studimet e zhvilluara me kamera-kurth PPNEA vlerëson se në Munellë mbijeton një mini popullatë e Rrëqebullit Ballkanik e përbërë prej 4 deri në 6 individësh,” organizata tha.
“Degradimi i shfrenuar i habitatit në këtë zone ndikon në shqetësimin e sjelljes së rrëqebullit dhe rrit mundesitë e kontaktit njeri – rrëqebull,” shtoi ajo.
Siaps PPNEA-s me ritmet e vëzhguara të shfrytëzimit në Malin e Munellës ekziston mundësia reale që popullata e identifikuar e Rrëqebullit të Ballkanit, të zhduket në një afat shumë të shkurtër kohor duke humbur përfundimisht një nga pasuritë natyrore më të mëdha të vendit.
Rrëqebulli i Ballkanit është një specie kyç për mbrojtjen e trashgimisë natyrore dhe ekosistemeve në të gjithë Ballkanin jugperëndimor. Popullata e totale e tij llogatitet të jetë në më pak se 40 individë. Sipas kritereve të Listës së Kuqe të IUCN-s, Rrëqebulli i Ballkanit konsiderohet si një specie e rrezikuar në mënyre kritike (CR).
Në Shqipëri, rrëqebulli është i mbrojtur me ligj që prej vitit 1969. Së fundmi, kuadri ligjor është përmirësuar me Ligjin Nr. 10253, datë 11.03.2010 “Për gjuetinë” dhe Ligji Nr. 7/2014, “Për shpalljen e ndalimit të gjuetisë në Republiken e Shqipërisë”. Munella është deri më sot, një nga dy zonat e vetme në të gjithë Ballkanin, bashkë me Parkun Kombëtar të Mavrovës në Maqedoni, ku rrëqebulli riprodhohet.
Siaps PPNEA degradimi i pyjeve në Malin e Munellës është një realitet i cili nuk ka ngjallur kurrëfarë reagimi nga institucionet përkatëse për ruajtjen dhe menaxhimin e pyjeve.
“Situata e rënduar në Malin e Munellës si dhe pasojat që rrjedhin për mbijetesën e Rrëqebullit të Ballkanit, duhet që të ndërgjegjësojnë institucionet përgjegjëse në marrjen e masave urgjente për ndalimin e kësaj masakre mjedisore,” u shreph ajo.
PPNEA bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm e veprimtarive shfrytësuese në rajonin e Malit të Munellës, përpara shpalljes së moratoriumit pasi situataka degraduar ne nje pike kritike.
“Nëse ritmet dhe aktivitetet aktuale shfrytëzuese nuk ndalojnë rrezikojmë seriozisht të humbasim të vetmen popullatë të mbetur të rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri,” paralajmëroi organizata mjedisore.




Jemi ndoshta i vetmi POPULL IDIOT QË VETËSHKATËRROHET NË MËNYRË MASIVE.
Pse kam nje ide,qe duhet te jene bandite te LSI-se keta horra?
Ahee maloke po pike kulture s’kishe pas bre……….
Cfar dhembesh te mpreht paskan kto kafshet ne veri mer yahoo pupupu
si sharre mesjetare
Nuk pret njeri pa leje nga lart. Do shteti pa i le.
Mjere Shqiperi ne duart e kujt ke rene
Kur shteti ka 25 vjetqe ka ikur per lesh normale qe kriminelet hedhin valle. Nuk ka shtet por banda te strukturuara kriminale qe kane marre peng kete popull.
Urgjentisht ushtria ne veprim. Vendi eshte ne rrezik nga mafja e pyjeve te rajonit nga Italia, Greqia, Maqedonia, Mali i zi, Serbia, Kosova. Eshte mafje e mirefillte.
O zot keta jetojne aty apo jetojne te tjere se nuk e kuptoj nese kane tru apo mut ne vend te truve.
Ndaj eshte bere kanceri ne kete vend si grip. Ah ndyresire qe e rrenuat kete vend e ja vrate shpirtin. Futuni ne burg keto plehra!
Nese shkaterrimi i ketij vendi s’eshte dore e organizuar agjenturash ptuh te ma besh. Rreqebulli mbahet si ujt e paket ne Maqedoni e kane vene ne dinar, nderkohe ne qe kemi me shume i zhdukim e i vrasim. Ju humbte fara e njerez te ndyre e mos befshi kurre hajer!
Malok Mafiosi: Lefter Koka
OPO TE KEMI MIRE EDI RAMEN E ILIR MUTIN, SE NUK DUAM AS UJE AS DRITA.