FOTOT / PS, PD dhe LSI bëhen bashkë për një mision të veçantë

Dita

Krahas bashkëpunimit në terren për shkak të përmbytjeve, marrëdhëniet mes opozitës dhe mazhorancës që pas marrëveshjes së 18 majit, kanë njohur përmirësim edhe në parlament.

Pavarësisht akuzave të ndërsjella në media, deputetë të PS dhe të PD janë bërë bashkë gjatë kësaj jave në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Prezencës së OSBE-së për projektin “Krijimi i Urave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Shoqërisë Civile”, ku merrnin pjesë të rinj të gjimnazeve të Korçës, Devollit dhe Maliqit.

Simulimi parlamentit pilot me të rinjtë e qarkut Korçë, u përgatit në muajt tetor-nëntor, me përfshirjen e deputetëve të qarkut të Korçës, stafit të Kuvendit dhe OSBE-së dhe u finalizua sot me veprimtari të simuluar parlamentare në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, si dhe në seancë plenare.

Siç mund të shihni nga këto foto, krahas Vasilika Hysit, Ulsi Manjës, të pranishëm ka qenë dhe deputetja e PD Valentina Duka, Halim Kosova dhe deputeti i LSI-së, Edmond Panariti.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *