FOTOT: Rafting Presidencial, Metës iu bë ves!

Dita

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur rafting në Kanionet e Osumit për të prezantuar potencialin e jashtëzakonshëm turistik të Skraparit dhe rëndësinë e këtij monumenti natyre për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri.

Me një grup ambasadorësh ka ripërsëritur adrenalinën e rafting duke theksuar bukurinë dhe egërsinë e kanioneve të paprekura të Skraparit dhe rëndësinë e mbrojtjes së këtij monumenti të natyrës.

Presidenti vlerësoi punën e palodhur të Federatës së Rafting në zhvillimin e Kanioneve të Osumit dhe të Skraparit si një destinacion i turizmit të aventurës dhe eko-turizmit, duke sjellë për vizitorët vendas dhe të huaj një produkt konkurrues botërisht. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së projekteve turistike, të cilat diversifikojnë ofertën turistike duke i bërë turistët të qëndrojnë më gjatë dhe të largohen të kënaqur nga këto zona, duke sjellë të ardhura dhe më shumë punësim për komunitetin lokal.

Ambasadorja e Kinës Jiang Yu u mrekullia nga magjia e kanioneve. Ajo tha se do i flasë të gjithë miqve të saj për këtë vend fantastik e do rikthehet së shpejti. Ndërsa Ambasadori i Polonisë, Karol Bachura tha se ishte një eksperiencë kaq e bukur sa do mbahet mend gjatë. Ambasadorët përgëzuan instruktorët e rafting për profesionalizmin dhe pasionin që treguan në promovimin e vlerave të natyrës së bukur shqiptare.

\

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *