Në rrjetet sociale po vërehet një entuziazëm i madh për vizitën e Rita Orës në Kosovë.
Madje, qindra fansa kanë dalë për ta pritur atë, – transmeton Telegrafi.
Rita ka kërkuar masa të larta të sigurisë gjatë qëndrimit të saj të shkurtër në Kosovë.
Ajo menjëherë pas dasmës familjare do të kthehet në Amerikë për të vazhduar angazhimet e saj drejt punës dhe promovimit të albumit të saj të dytë i cili dedikohet për tregun amerikan. /Telegrafi/


