Fotot “selfie”, mbrojtje nga mashtrimi i kartave të kreditit

Dita
 Fotot “selfie” do të jenë një mjet i vlefshëm për t’u mbrojtur nga mashtrimi i kartave të kreditit. Këtë gjë mbase e keni të vështirë ta besoni, duke qenë se trendi i fotove të tilla shquhet për shpërndarjen në rrjete sociale dhe vetëm kaq.

Pas testimeve të suksesshme vjeshtën e vitit të kaluar, kjo risi mund të vihet në përdorim nga bankat e mëdha në SHBA, Kanada, Britani e Madhe dhe disa shtete të tjera europiane.

Ky aplikacion do të përdorë të dhëna biometrike të marra nga foto dhe shenjat e gishtave çdo herë kur përdoruesit do të blejnë online. Gjithashtu Mastercard po shikon mundësinë e monitorimit të rrahjeve të zemrës dhe skanimit të syrit për të verifikuar identitetin.

Me rritjen e numrit të vjedhjeve të kartave të kreditit, kompanitë po shohin për mundësi të reja për të verifikuar identitetin, përveç kodeve të thjeshta ose numrave PIN.

Disa ditë më parë, Banka Britanike HSBC, i lejon klientët e saj të verifikohen nëpërmjet zërit dhe shenjave të gishtërinjve.

Shumica e kompanive të kartave të kreditit ka vendosur të gjenerojë kode unike për çdo transaksion, në mënyrë që të ulin mundësinë e mashtrimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *