FOTOT /  Surpriza e bukur e Bashkisë së Tiranës, si do të shndërrohet Zogu i Zi në një oaz

Dita

Rrethrrotullimi i Zogut të Zi, i cili u ndërtua që në vitin 2006 por që nuk ishte funksional, do të transformohet në një portë hyrëse të denjë për kryeqytetin.

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonceptimin e kësaj hapësire, duke përmirësuar jo vetëm funksionalitetin e tij në drejtim të lehtësimit të qarkullimit për automjetet, por duke e bërë atë të frekuentueshëm edhe për qytetarët e shumtë. Ndërsa për vendosjen e instilacionit në qendër të rrethrrotullimit, Bashkia po merr propozime nga skulptorë profesionistë.

Rrethrrotullimi do të jetë shumë shpejt edhe një nyje gjelbërimi e cila jo vetëm do të ketë një impakt pozitiv në aspektit estetik të gjithë zonës, por në të njëjtën kohë duke krijuar dhe një minipark ku qytetarët do të kenë akses.

Projekti parashikon shtimin e gjelbërimit, ndërtimin e rrugicave, vendosjen e stolave ku qytetarët mund të pushojnë.

Shatërvani aktual jofunksional do t’i nënshtrohet rikonstruksionit duke krijuar një tjetër oaz të bukur në kryeqytet.

 

 

 

Share This Article
10 Comments
  • Po njerzit nga do te kalojne ta shijojne nga afer kete “oaz”?
    Me kete oaz a do te rregullohet qarkullimi i makinave me semafor apo do te lihet keshtu.Po te jete se lihet keshtu
    qarkullimi i makinave ndetimi i ketij “oazi” merr tjeter domethenie.Thjesht per te fituar leke nga tenderi per te.

    • Ke pare ne ndonje qytet te botes se qyteteruar qe te kete pedonale drejt shesheve te tilla ne qender te qarkullimit?!

      Po ke pare, silli si shembull qe kjo bashki te kete parasysh 😉

  • Do i bënte mirë Tiranës
    që te ky rrethrrotullim
    të ngrihej një vepër tjetër
    një mbi-ose nënkalim..

    Aty ka trafik te rëndë
    është një nyjë që bllokohet
    me një mbi o nënkalim
    qarkullimi lehtësohet…

    Lehtësohet shumë Tirana
    nga trafiku i ngarkuar
    vetëm një rrethrrotullim
    asgje s’ka për të ndryshuar…

    Sa për anen estetike
    Veliu ta bëjë si të dojë
    ti vejë stola, të bëjë rrugë
    dhe me peme ta gjelbërojë..

    Ti bëjë dhe një shatërvan
    që ta hedhë ujin përpjetë
    ti vejë dhe instalacion
    ti bëjë ç’të dojë vetë….

    Po të mendojë për hallin
    që ka zënë njerzit e shkretë
    hall është bllokimi i trafikut
    jo uji që hidhet përpjetë..

    Hall i madh o Lali Eri
    që e ndien gjithë qyteti
    është trafiku i rënduar
    këtë e vuan mileti…

    Vuajnë burra edhe gra
    vuajnë të rinj e fëmijë
    vuan kush del nga qyteti
    vuan dhe kush do të hyjë..

    Ai plani që ka qenë
    kish plan për Zogun e Zi
    e filloi punën Edvini
    e prishi shoku Sali..

    E shikojmë si funksionon
    i famshmi rrethrrotullim
    që Saliu dhe Lulashi
    e ndërtuan me nxitim..

    Sot një ngrehinë e pështirë
    gjithçka te Zogu i Zi
    tregon surratin e lules
    dhe të menderit Sali

    Ah vendi im i mallkuar
    katandisur mos më keq
    sa kohë do vazhdosh akoma
    një e prish e një ndreq?!.

  • Alqi NASUFI !

    Njerezit,vizitor do hudhen me katapult nga periferia brenda oazit pa rrezikuar jeten.Cmimi i arsyetushem.Per hudhje brenda dhe dalje.

  • Ah vendi im i mallkuar
    katandisur mos më keq
    sa kohë do vazhdosh akoma
    një e prish e një ndreq?!.

    ( Një e prish e një e dhjet )

    • Jam dakort 100%
      me ty e me shumë të tjerë
      se vendin tim të mallkuar
      e kanë prishur e kanë 10-rë…..

  • Te behet mbikalim qe te letesohet trafiku. Zbukurimet pastaj. Ne qoftese nuk keñi arkitekt ju afrojm ne.

  • Te behet nje nenkalim,se vetem ky e zgjidh problemin e mbingarkuar tek zoguzi,dhe jo lustraxhije e natave te errta.Mjaft me,me njeri prish tjetri “ndreq”,eshte koha qe te vendosen paa drejtesise ato qe shkallmuan nenkalimin dhe jo ti behet karshillek duke grabitur taksapagusit.C’do tolerance ndaj akuzimit me detyre ne dem te taksapaguesve,do te thote bashkefajesi.Besoni zoti,apo shoku Veliaj.Dita e gjykimit ndaj abuzuesve te veshur me pushtet,si per ato dje dhe ju sot po afron,nuke ka pushtet e leke te piset qe ta ndale ate.Para SOVRANIT,USA-s dhe BE-se ju jeni askushi.

  • As kryetaret e kaluar te Bashkise, as aktuali por duket as te ardhshmit nuk kane ndermend te merren me problemin kryesor ne Tirane, Trafikun!

    Ndoshta duhet qe shoqeria civile te filloje ndonje peticion online apo pse jo edhe me gjere per te detyruar bashkine por edhe qeverine te hartoje nje plan per ngritjen e nenkalimeve dhe mbikalimeve brenda ne Tirane, qofte edhe me nje aks sipas hapesirave.

    Ne Zogun e Zi duhet patjeter nenkalim (jo mbikalim sepse eshte hyrja ne Kryeqytet), dhe kur qytetaret presin ndonje ide te tille, Bashkia prezanton modifikimn e rradhes aty, kete here me bar.

    Koha ka vertetuar qarte se mbjellja dhe kultivimi i barit nuk sherben aspak si zgjidhje per ushqim apo reduktim trafiku, bari duhet te sherbeje vetem per ekologji apo dekorim, por nuk mund te sherbeje edhe per tu hedhur bar syve njerezve.

    Mbi 10 milion euro u hodhen ne sheshin qendror, u be edhe nen parkim por vetem nenkalim jo! po keshtu edhe te ish stacioni i trenit, duket qarte qe kryetari nuk ka ide apo deshire per reduktim te trafikut, nenupto edhe ulje te ndotjes

    Here pas here kryetari i Bashkise se Tiranes ben thirrje per rritjen e perdorimit te dyrrotakeve sepse uleka trafiku, po e pati seriozisht le te filloje i pari nga vetja e tij: te dorezoje patentat familjarisht,

    Tirana po arrin 1 milion banore dhe ka mbetur me rruget e sistemit te kaluar kur ishte vetem 250 mije banore, kur te vetmet mjete personale qe mund te perdoreshin ishin modestet dy rrotake.

    Mbikalimi ne kthesen e Kamzes u ndertua vetem kur u pa qarte dhe Më në Fund u Kuptua qe duheshin ore te tera per te kaluar, po keshtu edhe ky te pallati me shigjeta pasi na torturuan per dekada te tera me trafikun aty vendosen me stil Plani Pesevjecar ta ngrene nje dhe aty. Gjithmone pasi rruga behet e pakalueshme…vendoset per mbikalim

    Asnje kyetar bashkie deri me sot (sigurisht edhe ne te ardhmen) nuk shtron idene e domosdoshmerise se ndertimit te nenkalimeve apo mbikalimeve. Jane naivë apo e bejne me qellim? Ka zera qe thone qe jane nderhyrjet e kompanive te karburanteve per te mos ngritur mbikalime me qellim te shtohet trafiku dhe te konsumohet me teper karburant, Te dy opsionet mund te jene por fakti eshte se trafiku vetem shtohet

  • Nuk e di sa eshte kostua e ketij “oazi”,po sikur edhe pese leke te kushtoje duhet te investoheshin per ujin e pijshem dhe jo per kete “oaz”qe perpara ujit as na shkon mendja per ta shijuar.Bashkija e Tiranes eshte duke lozur me fondet qe i jane vene ne buxhetin e saj duke renduar padrejtesiht edhe pensionistet me taksa te paperballushme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *