FOTOT/ “Tirana, Kryeqytet Evropian i Rinisë 2022”; Hapet ekspozita unike “Ne jemi heronjtë tanë” në Muzeun Kombëtar

Ornela

Kongresi Rinor Kombëtar, në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqytet Evropian i Rinisë 2022” sjell në Shqipëri ekspozitën e parë “Street Art”” në Tiranë me titull “Ne jemi heronjtë tanë”. Koordinatorja e Përgjithshme e titullit “Tirana, Kryeqytet Evropian i Rinisë 2022” pranë Kongresit Rinor Kombëtar, Aspasjana Kongo, vlerësoi portofolin artistik të artistit grek “Same84” dhe theksoi rëndësinë e artit duke shprehur vëmendjen që Tirana EYC 2022 i ka dhënë nëpërmjet programit “Rinia prodhon Kulturë”.

“Shumë faleminderit Muzeut Historik Kombëtar dhe ambasadës greke për mbështetjen që na jep për realizimin e projekteve për të rinjtë. Për ne është një mbështetje që do të vijojë për të rinjtë dhe do të vazhdojmë angazhimin tonë për të mbështetur një kalendar me shumë aktivitete përgjatë këtij viti”, u shpreh Kongo. Ajo ftoi të gjithë të rinjtë që të vizitojnë ekspozitën deri më datë 22 Mars në ambientet e Muzeut Kombëtar të Tiranës.

Titulli i ekspozitës “Ne jemi heronjtë tanë”, i referohet pikërisht asaj që përmend titulli “Tirana, Kryeqytet Evropian i Rinisë 2022”. Siç shprehet artisti grek, “të gjitha veprat në ekspozitë janë të frymëzuara nga fuqia jonë njerëzore dhe nevoja për të nxjerrë nga vetja heroin që të gjithë e fshehim në shpirt. Nisur nga ky arsyetim, jam përpjekur me veprat e mia të ‘ndërlidh’ njerëzit e përditshëm që takojmë në përditshmërinë tonë, me heronjtë ‘modernë’. “Dhe në një mënyrë që njëri ‘hijezon’ tjetrin, duke treguar se është detyra jonë të ‘kapim’ vetë jetën tonë dhe më në fund të bëhemi heronjtë tanë”.

Në këtë ekspozitë artisti grek i rrugës “Same 84”, prezanton shumë nga punimet e tij të reja në telajo, të cilat janë punuar me teknikë të përzier, duke mbajtur kështu të njëjtën teknikë me të cilën punon muret në hapësirën e hapur publike. Ky fakt jep një ndjesi të veçantë te rrugës në kanavacë, ndërkohe që teksturat e çimentos dhe shkrimi me spërkatje e theksojnë ketë ndjenjë. Karakteristikë e veprave të tij janë kontrastet shumë të forta.

Ekspozita “Same84” është pjesë e aktiviteteve të “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”nën kujdesin e Kyriakos Iosifidis (UrbanAct) dhe Helidon Halitit dhe me organizimin e Kongresit Rinor Kombëtar e mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Ambasadës Greke në Tiranë.

Share This Article
5 Comments
  • Pasi ua VRATE FEMIJERINE ketyre te rinjve te sotem,po vazhdoni t’ua VRISNI EDHE RININE,duke u shplare trurin me keto idiotrizmat mashtruese sikur qellimi i jetes se tyre jane keto mbrockullat tuaja!
    Prej 31 vjetesh te gjitrhe femijve te lindur pas 90-0tes,u eshte VRARE FEMIJERIA,prandaj eshte KRIM i poshter te vazhdoni krimin tuaj me keto gjoja aktivitete GEBELSIANE!
    Para se te arrijne moshen e rinise,ata kane qene femnije,por shteti,shkolla,shoqeria etj i ka BRAKTISUR ata qe kur linden duke i lene pa cerdhew,kopshte,pa lulishte,kende lojrash,parqe,shetitore,biblioteka,stola dhe tavolina pushimi,qendra kulturore ewtj!
    Gjysma e prinderve te tyre kane qene dhe jane pa pune,pra i bie qe nuk kane patur mundesi t’i cojne femijet ne cerdhe e kopshte private te shtrenjta,prandaj o i kane mbajtur ne shtepi,o i kane cuar te lypin,te germojne kazanet e plehrave etj!
    Ja keshtu e ka prejardhjen kjho rinia e sotme,qe ju beni propagande naziste sot!
    Ju kane plasur syte te kuptoni se jane pikerisht keta femijet e djeshem ,qe me pas mbushen radhet e krimit te organizuar brenda dhe jashte vendit duke u bere tmerri i vendit dhe Europes!
    Por Rames,Veliajt i kane plasur syte te kuptojne se nuk eshte PERPARESIA E QEVERISE DHE BASHKISE ndertimi i rrugeve te gjata,portet,aeroportet,pedonalet,lungomaret,sheshi Skenderbej etj,por krijimi i te gjithe elementeve jetike per femijet ne lagjet e tyre,qe te edukohen dhe te merren me SPORT,ART dhe KULTURE duke hequr dore nga celularet me vidio dhune apo porno,qe i cojne drejt krimit!

  • TIRANA NUK ESHTE KRYEQYTETI EUROPIAN I RINISE❗️

    A MUND TE QUHET KRYEQYTETI EUROPIAN I RINISE NJE KRYEQYTET QE NE SHUME ASPEKTE ESHTE PER FAQE TE ZEZE❓

    JANE ZAPTUAR HAPESIRAT PUBLIKE PER TE CILAT TI ERJON VELIJA NE V.2013 KUR ERDHE NE LAGJEN TONE THE SE” DO I HYJ E HAP TE GJITHA SHTESAT PA LEJE QE KANE MBYLLUR HAPESIRAT PUBLIKE”

    QENDRA E KRYEQYTETIT ESHTE PLOT TE TILLA QE PO TE BJERE NJE ZJARR NUK KA KU TE HYJE ZJARRFIKESJA❗️

    TARACAT E PALLATEVE JANE BERE SI BUNKER NGA DEPOZITAT QE PO DEMTOJNE GJITHE BANORET E KATEVE TE FUNDIT❗️
    DHE KJO NE MES TE KRYEQYTETIT❗️

    PERSE QENDRA KRYEQYTETIT ESHTE PA UJE, NE GJITHMONE KEMI PATUR…
    CFARE BENI ME PARATE QE PLANIFIKOHEN PER KANALIZIME❓❓❓

    TROTUARET NE LAGJET QE JANE MES QENDRES, AS 70 M LARG BASHKISE JANE PER FAQE TE ZEZE, PLLAKA TE THYERA OSE TE THERMUARA❗️

    KAM BERE APLIKIM NE BASHKI QE ME 30 GUSHT POR DREJTORITE E KANE ZVARITUR PROBLEMIN DUKE IA LENE NJERA TJETRES❗️
    SOT ESHTE DATA 19 MARS DHE ASGJE NUK KA NDRYSHUAR❗️

    VALLE CFARE DO TE THONIN TE RRINJTE EUROPIANE NESE DO U PERDRIDHEJ APO THYER KEMBA, DORA NE PLLAKAT SI DHEMBET E PRISHUR NE NJE GOJE❓
    VALLE CFARE DO TE THOSHIN TE RRINJTE EUROPIANE KUR TE SHIKONIN RRUGICAT E MBYLLURA NGA NDERTIMI PA LEJE QE KA CENUAR BANESEN E FQINJIT, ETJ. KU NE RASTE EMERGJENTE NUK NDERHYN DOT ZJARRFIKESJA SEPSE JU, JU DHE DREJTORI KADASTRES I LEJUAT PACKA PROPAGANDES QE BENI NE EKRANE TELEVIZIVE❓

    PLOT TRE VJET U MOR AVOKATI POPULLIT ME NJE NDERTIM PA LEJE QE KISHTE MBYLLUR HAPESIREN E PERBASHKET POR ME NE FUND U DOREZUA, NUK MUNDI TE CAJE ME TEK ZYRAT E ALUIZNIT SEPSE ATO ISHIN KAPUR❗️

    PERGJIGJET ZYRTARE VONOHESHIN DHE AVOKATI POPULLIT DUHEJ TE PERSERISTE TRE MUAJ,SHKRESEN KU KERKONTE SQARIME❗️

    ERDHI DHE SHEFI AUDITIT ERJON ZOTO I CILI PA DHE FOTOGRAFOI POR PAS KESAJ ASNJE ZGJIDHJE❗️

    KONDRAVAJTESI , NDONESE ISHTE ENDE NE PROCES LEGALIZIMI TE SHTESES PA LEJE, BERI RREGULLIMIN E SAJ DHE ASKUSH NUK DENONCOI IMT SEPSE KADASTRA QENDRORE ME THOSHTE MUA TE DENONCOJA NE NJE KOHE QE AI ISHTE ORGANI QE DUHEJ TE DENONCONTE MBASI E KISHTE NE PROCES LEGALIZIMI❗️

    PERSE, SEPSE BIJA E ZAPTUESIT, FSHATAR TIRANE, FILLOI PUNE SI SEKRETARE PRANE NJE MINISTRES…

    VAZHDONI KESHTU SE DO SHIKONI QE DO KTHENI VOTUESAT KUNDER JUSH❗️❗️❗️

    JENI TE GJITHE NJELLOJ POR KURRE MOS HARRONI SE KA NJE ZOT DHE DO I JEPNI LLOGARI NJE DITE❗️

  • Tirana mund te quhet kryeqyteti europian i mafies se ndertimit, ku ndertohet lire dhe shitet shume shtrenjte. Politikat ne kete drejtim i sherbejne kesaj “risije” per te cilin Erjon Veliaj thote e sterthote se na ka rrirur vleren e prones. Kush e ha kete demagogji? Ata me dyqane e prona te “falura” nga halla, xhaxhai, vjerra, komshija????
    Tirana kudo, sidomos rreth unazes , bije vetem era hale. Do vije dita kur ujrat e zeza do shperthejne drej sheshit Skenderbej por Eri nuk do jete ne krye te bashkise.

  • ‘Ne jemi heronjte tane!’ Deri me tani shqipja nuk e njeh kete lloj retorike, sepse duket anti-llogjike! Ne jemi heronjte, -deri ketu kuptohet! Por kur i shton edhe pronomin ‘tane’, duket sikur tallesh me gjuhen dhe me psiqiken popullore! Ata jane heronjte tane, -kjo eshte llogjike dhe e perjashton formen e mesiperme! Po nejse, cfare s’mbeti ne Shq. pa u deformuar!?.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *