Transformimi i qendrës së Tiranës (FOTO)

Bledar Lumani

Nga Entela Resuli

 

Jemi në qendër të kryeqytetit. Më 21 shtator Papa Françesku do të vizitojë Shqipërinë. Në sheshin që mban emrin Nënë Tereza, dëgjohen buldozerët i janë futur me kokë shkatërrimit të mureve dhe ndërtesave aty pranë. Teksa lëvizim me aparat në dorë, dëgjojmë zëra qytetarësh që janë të kënaqur për këtë pjesë të Tiranës e cila po i nënshtrohet rikonstruksionit. “U bë vite që nuk vë dorë njeri, më në fund”!

Ndryshimet nuk kanë të bëjnë vetëm me heqjen e shatërvanit (i cili tashmë nuk ekziston) me bazën dhe zëvendësimin e tij me një pasqyrë ujore.

Ndryshime po pësojnë edhe fasadat e institucioneve përreth këtij sheshi si fasada e Universitetit të Arteve, Universitetit Politeknik, Rektoratit të Universitetit të Tiranës. Ndryshime kanë pësuar dhe shkallët rreth këtyre institucioneve.

Nga heqja e lokaleve duket se sheshi ka filluar të marrë frymë më lirshëm.

Papa Françesku do të mbajë meshën në këtë shesh.

Do na vinte mirë që, në mos në kushte normale, të paktën sa herë që të bëhej ndonjë vizitë e rëndësishme në Tiranë, të rikonstruktohej ndonjë pjesë e kryeqytetit, si në këtë rast.

E kemi patur traditë: Sa herë që shqiptarëve u vinte ndonjë mik i rëndësishëm në shtëpi, më parë, lanin e lyenin:)

1

2 3 4 5 8 9 6 7

Share This Article
19 Comments
  • MIRE QE PASTRUAN “HALET” E SALIUT TEK UNIVERSITETI PO “HALEN” E ENVERIT TEK PIRAMIDA E TIJ NE MES TE TIRANES?

    Kjo pyetje duhet t’i rendoje edhe Saliut por edhe Edvinit qe njihet si nje pastrues energjik “HALESH” qe nga koha kur ishte kryetar bashkie dhe pastroi Lanen dhe parkun Rinia. Pse atehere Edi Rama i ka dale si Matrazov bolshevik me gjoksin e artistit perpara per te mbrojtur Piramiden Famekeqe te ANTIKRISHTIT shqyptar Enver Hoxha qe u kall daten edhe femijeve ne barkun e nenes kur kalojne prane?

    SI DO TA JUSTIFIKOJE EDI RAMA PIRAMIDEN E ANTIKRISHTIT NE MES TE TIRANES KUR PAPA FRANCESKU TA PYESE GJATEVIZITES SE TIJ?

    • Ne fakt shume monumente kemi ngritur, por ne fund te fundit jane deshmi te histories sone te jetes sone per 50 vjet…edhe universiteti I tiranes (politekniku) ka qene seli e parties fashiste…kjo nuk do me thene qe do e prishim…Piramida ka nevoje per rikualifikim dhe do te ishte mire te vendosej nje muze kunder diktaturave (nga zogu e deri tek hoxha)…

    • Enveri ishte burre qi nuk vodhi por vetem vrau pak 😉 Njikshtu Papa Françesku ka me e fal.

    • @ perkthyesi
      Ti bire i LINDUR i KRISHTIT si duhet te prishet piramida kur mundesite jane per te bere gjera te tjera ne ate ndertese qe ka kushtuar miliarda (me taksat tona) dhe me nje nga arkitekturat e rralla (sipas specialisteve) dhe pastaj sipas´´informimit´´tend ku e paske te sigurt qe Papa do t´a pyes me patjeter per piramiden se dhe PO E PYETI ai do t´i thote qe´´Sala me Jozin do t´a bejne parlament te ri´´……e thjeshte apo jo

  • Tyj PERKETHYESIT po ta jape une pergjigjen:Nuk i ka ardhur radha piramides,pasi prishja e saj keron shume fonde & ne vend te saj duhet te ndertohet nje gje tjeter,ae ti GOJHALE nuk e di.E ç’pune te prish ty piramida?Ate do e prishte Saliu & nuk e prishi,ti athere nuk shkrove.A mos je nje BQ i Saliut?Doni nuk doni ju bishat e Saliut,Rama do e beje shqiperine.Ai po rregullon Tiranen,Vloren,Elbasanin,Fierin,etj & do e beje shqiperin PIKTURE,se ka kulture TIRONASE e jo VIÇIDOLASE,shpellar,injorant,hajdut,kriminel.Qepeni derra qte buçe.

  • Nene Tereza nuk eshte humaniste, o te nderuar gazetare!! Ajo ka qene deiste, e me emrin e Krishtit ka dhene ate ndihmese ne njerezi, qe vetem ajo arriti ta beje.

    • Çfarë ndihmese ka dhënë kjo? vetëm lutje?… e kujt i duhen lutjet, Kalkuta është po aq e varfër sa ç’ka qenë në kohën e saj. Nga lutjet kthehesh e drejt lutjesh shkon…

      • Ajo u rrinte afer te vorfneve qi dergjeshin rrugve dhe ua letsonte vdekjen duke ua mbajt doren tek balli,per tu tregu qi nuk jan vetem.
        Nana Tereza osht Idolja jeme.Ajo osjt SHENJTORE e Vertet.Te gjith te braktisunve aju mundohej tu gjente nji streh per tua letsu daljen e shpirtit qi osht shume e mundimshme,kur je vetem pa kerken afer .

  • Ky nuk eshte transformim, ky eshte SHKATERRIM. A mund te zvendesoje lyerja e nje fasade rendesine e nje peme ??? Kto lloj barbarizmash i gjen vetem ne Albanistan!

    • si thua ti, po mbiu nje peme ne monumentin e skenderbeut ta leme se eshte barbarizem…Mos beni si ambientaliste, se me cibanet tuaj keni shqyer shqiperine…

  • Po nuk ka mendjen tende Papa o nastro ti je me penallti ne tru do te gjendet dhe ty ilaci se po semur te gjith lexuesit

  • Hapi i pare po behet. Te tjeret do duhet te vijojne. Bathorizimi i cdo cepi te kesaj Republike, duket se po merr pergjigjen e duhur.
    Ardhsh si drita Papa Francesku. Shqiptaret i urojne vetvetes qe vizitat tuaja te ishin te programuara cdo muaj, cdo here nje qytet tjeter. Do ishte nje bekim i vertete per kete vend te cfilitur dhe tjetersuar nga politika shpellare dhe banaliteti i saj qe nuk njeh kufi.
    Qytetet shqiptare duhet te clirohen nga rrumpalla e nje kohe qe do donim te mos e kishim perjetuar kurre. Mjaft me injorance provincialesh.!!

  • Zoti K/minister ! Riktheheni Sheshit Skendebej sepse na e ka shpifur i ”koti” me ato druj
    te mbjellur dhe barin ne kembet e kali qe e ka mbjelle i ”koti’! per te kullotur kalin e Skenderbeut
    dhe dy lopet e Piros !
    Po ashtu rikthehuni ”piramides” restauroni ate monument kulture sepse qindra shqiptare kane
    derdhur djerrsen aty ! Dushmanet thone ”per inate te s’ime reje po shkoj te fleje me mullixhin !
    Tipat shpellare nuk marrin vesht nga arkitektura ,as nga arti ne pergjithesi ! Ne qender te Pari-
    zit, te gjithe e dine , ka nje piramide prej xhami ! Mos valle francezet kane menduar t’ja kush-
    tojne ndonje ”merovingu”….!

  • Shenim: periudha 23 vjecare e sundimit te binomit Berisha – Nano do te mbahet mend te
    populli shqiptare si nje enderr e keqe dhe si nje nate e gjate mesjete !

  • Ishalla i mbushet mendja PAPES te vije cdo vit per nje vizite ne Shqiperi, te rregullohet ky vend. Po erdhi ne shqiptaret do i themi BABE e jo PAPE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *