FOTOT / Transformohet Universiteti Politeknik, i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm

Dita

Në prag të vitit të ri akademik, një prej simboleve të kryeqytetit sikurse është godina e Universitetit Politeknik të Tiranës në sheshin “Nënë Tereza” po merr shkëlqimin që meriton.

Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës po punojnë për t’i dhënë hijeshinë që meriton një prej simboleve të dijes, ndërsa nëpërmjet metodave të reja të pastrimit, është mundësuar heqja e shkrimeve në të gjitha ambientet e jashtme.

Gjithashtu, po punohet dhe për sistemimin e ambienteve përreth, ndriçimin si dhe për  shtimin e gjelbërimit duke i dhënë një tjetër pamje jo vetëm godinës, por edhe gjithë sheshit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *