FOTOT / Ushtria zbarkon nesër në Sheshin “Nënë Tereza”

Dita

Në kuadër të 7-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Ministria e Mbrojtjes do të organizojë në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës një ceremoni ku do të ekspozohen të gjitha pajisjet ushtarake.

Mësohet se do të ekspozohen disa nga asetet e Forcave të Armatosura, përkatësisht të Forcës Tokësore armatimi i ri, të Forcës Detare gomone dhe polumbarë dhe mjete të tjera të detarisë.

Nga Forca Ajrore, do të prezantohen 3 helikopterë, 2 Cougar dhe 1 i shëndetësisë.

Nga Policia Ushtarake do të paraqiten mjetet e blinduara, si dhe do ë ketë një ekspoze të mjeteve dhe pajisjeve të tjera në FA.

Për shkak të kërkesave të shumta për të vizituar dhe parë nga afër repartet apo komandat, Ministria e Mbrojtjes ka vendosur që të vijë në mënyrë të organizuar në 7-vjetorin e anëtarësimit në NATO për të qenë më pranë komunitetit.

Në këtë aktivitet do të flasë Ministrja e Mbrojtjes, Ministri i Brendshëm si dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës.
2 3 4 5 6 7 8

Share This Article
5 Comments
  • Qeveria para se te mburret me ca hekurishte neser ,do te bente mire t’u tregonte miqve te huaj se ne cfare mjerimi i kane lene ushtaraket ne rezerve pas reformes ne ushtri!
    A do kete ushtri ne bote qe ushtaraket t’i kete lene te vuajne per buken e gojes sic kane bere qeverite shqiptare keto 25 vjet?
    Kjo ka ndodhur se ne kemi qene te tradhetuar nga brenda dhe nga jashte!

    Te gjitha Shoqatat fantazem te Ushtarakeve ne Rezerve i kane tradhetuar interesat e ushtarakeve per 26 vjet rresht duke u bere pale me sundimtaret e radhes ne pushtet!
    Eshte kjo arsyeja qe edhe sot ne menyre demagogjike vazhdojne te sajohen takime fallco me “perfaqesues” te ushtarakeve,qe vetem luajne rolin e dordolecit duke degjuar monologun me premtimet mashtruese te shtetarit te radhes!
    Prandaj edhe i intervistuari i mesiperm arrin te deklaroje mbrockulla si keto:

    -“Shoqata e Ushtarakëve të Tiranës, vlerëson faktin që kohët e fundit shumica qeverisëse po tregon përkujdesje dhe angazhim ndaj problemeve të ushtarakëve. Në këtë kuadër, qeveria ka hedhur hapin e parë, ka miratuar projektligjin për ushtarakët “debitorë” dhe e ka dërguar atë në parlament”.
    Nje nenshtrim i hapur dhe servilizem i pa shoq ndaj nje qeverie qe, jo vetem nuk pranon shkeljet 25 vjecare te te DREJTAVE TONA KUSHTETUESE,per pension te parakohshem dhe pleqerie,pas daljes ne rezerve nga reforma ne ushtri per interesa shteterore,por akoma tallet duke permendur si pengese per demshperblim nenin 155 te Kushtetutes,qe nuk ka asnje lidhje me pensionet tona!
    Ne se ministri Klosi eshte keshilluar keq nga vartesit e tij juriste dhe ne se bashke me qeverine e tij do te kishte vullnetin minimal politik per ta zgjidhur problemin,do bente mire t’i referohej jo nenit 155,por nenit 44 te Kushtetutes se Republikes qe thote:
    -“Kushdo ka te drejte te rehabilitohet dhe/ose te zhdemtohet ne perputhje me ligjin,ne rast se eshte demtuar per shkak te nje akti,veprimi ose mosveprimi te paligjshem te organeve shteterore”!
    Dhe padrejtesite e shtetit ndaj ushtarakeve kane filluar qe nga mos zbatimi ne asnje rast i Statusit te Ushtarakut i vitit 1991 e deri me sot,duke theksuar veprimin anti njerezor te qeverive Berisha-Nano,qe per 3 vjet rresht(96-98) nuk na dhane asnje lek pension!,duke shkelur keshtu nenin 52/2 te Kushtetutes se Republikes qe thote:
    -“Kushdo,kur mbetet pa pune per shkaqe te pavarura nga vullneti i tij dhe kur nuk ka mjete te tjera jetese,ka te drejten e ndihmes ne kushtet e parashikuara me ligj”!
    Dhe ligji per ne eshte Statusi i Ushtarakut,por qe nuk eshte zbatuar asnjehere nga te gjithe qeverite!
    Bile as VKM-te per kompesimin e bukes dhe dritave,si per te gjithe pensionistet edhe per ne ushtaraket ne rezerve,nuk na i kane dhene qe nga viti 1994!
    As nazistet hitleriane nuk i kane lene pa ushqim roberit e tyre te luftes ne kampet e perqendrimit,sic vepruan sundimtaret tane kriminele ne keto 3 vjet dhe sot shteti hesht dhe tallet me ne pa piken e turpit e pergjegjesise morale e ligjore!
    Mazhoranca e sotme gjoja e majte duhet te perfytyroje se cfare mjerimi i pllakosi familjet e ushtarakeve keto 25 vjet,kur ishin pa shtepi,pa te ardhura dhe nuk mund te merrnin kredi pa interes sipas Statusit te Ushtarakut,mjekime dhe ilace falas,pa mundesine financiare per shkollimin e femijve etj
    E dime qe “barkngopuri nuk e kujton bark pa ngopurin”, sic thote populli,por perderisa sistemi politik qe u vendos ne fuqi pas 90-tes akuzoi per Diktature dhe Lufte Klasash sistemin socialist,kjo nuk nenkuptonte qe kjo Lufte Klasash te vazhdonte edhe me pas , por me kahje te kundert,duke kaluar nga KOMUNIZMI ne FASHIZEM!
    Mazhoranca e sotme eshte mburrur se ka bere reformen ne pensione,por qe te ishte bere kjo ne radhe te pare duhet te shfuqizonte aktet ligjore dhe nenligjore qe ishin dhe jane ne kundershtim me Kushtetuten e jo te beje propagande boshe!
    Vetem per pensionet e ushtarakeve jane hartuar Statuse,ligje dhe Akte normative pa fund,me qellimin e vetem qe te ulnin masen e pensionit tone,gje qe perben shkelje te te drejtave Kushtetuese dhe sidomos te PARIMIT TE SIGURISE JURIDIKE!
    Shumica e ushtarakeve kane dale ne rezerve ne vitin 1993 dhe per ata jane te vlefshme vetem ato ligje qe ishin ne ate kohe ne fuqi !
    Ligjet e mevoneshme do te ishin te vlefshme per ne vetem ne se do te permiresonin perfitimet tona e jo t’i ulnin sic ndodhi ne fakt!
    Ne se shkelet PARIMI I SIGURISE JURIDIKE atehere behet i pa vlefshem i gjithe legjislacioni dhe te drejtat e njeriut kthehen ne fjale boshe!
    Edhe rillogaritja e pensioneve tona qe eshte bere ne vitin 2009 sipas ligjit nr.10142 perben jo vetem shkelje te hapur te parimit te sigurise juridike ,por edhe mohim i shkeljeve kushtetuese te bera me pare kunder nesh!
    Vetem nje urrejtje klasore mund te beje te mundur nje trajtim kaq mizor te shtreses sone te ushtarakeve ne rezerve duke i dhene shtetit te pas 90-tes natyren e nje shteti fashist!
    Kthimi i sasise se pensionit te mbajtur qe nga viti 2009 e ne vazhdim nuk ka nevoje per asnje ligj te ri,por vetem zbatim te nenit 44 te Kushtetutes dhe vecanerisht te vendimit nr.33/2010 te Gjykates Kushtetuese qe thote se,
    -“Ne asnje rast nuk lejohet qe te kryhet nje rillogaritje,qe do te conte ne perkeqesimin e situates pozitive ose ne cenimin e te drejtave tre fituara”!
    “Neni nr.29 i ligjit nr.10142/2009 eshte i pajtueshem me Kushtetuten,me kusht qe dispozitat e tij te interpretohen si me siper”!
    Cfare kerkon me teper se kaq qeveria socialiste qe te njohe shkeljet e bera ndaj nesh dhe te na ktheje te gjitha diferencat e pa paguara qe nga viti 1993!
    Se ku do t’i gjeje leket qeveria,ka precedentet e saj te meparshem: dhenien e miliardave ish te burgosurve,ndonese shumica nuk kane qene denuar per politike,dhenien e qindra milioneve te faljes se gjobave te bizneseve,legalizimit falas te shtepive e pronave te shumta ne te gjithe Shqiperine te ndertuara ne troje te grabitur etj!
    I kujtojme qeverise se nga pasuria Kombetare qe shteti i pas 90-tes trashegoi nga socializmi dhe qe pervec politikaneve,perfituan edhe fshataret token,shitesit fituan dyqanet dhe nxjerrin fitime te medha,shoferet -makinat,traktoristet -traktoret e kombajnat,puntoret e ndermarrjeve u bene aksionere etj,ndersa ne ushtaraket NUK PERFITUAM ASNJE QINDARKE NGA PASURIA KOLOSALE E USHTRISE,se ajo u grabit nga qeveritaret kriminele,ndersa ne na mbajne deri leket e bukes se gojes,duke u tallur se po na meshirojne duke na i falur gjoja si “borxhe”!
    Jo,zoterinj sundimtare!
    Ne ushtaraket ,ndonese jemi me te varfer se ju, jemi me dinjitoze se ju,ndaj nuk kemi nevoje per lemoshat tuaja!
    Ne se nuk na jepni te drejtat qe na takojne me Kushtetute , nuk do pranojme te na tallni!
    Lemoshat mbajini per vete,meqenese i pasuri kurre nuk ngopet me pasuri!

  • Uau tre helikopter …..!!!!!!!!!!!uau e paabesueshme te armatosur deri ne dhembe me tre helikopter hahahah kjo eshte e pabesueshme. Prandaj na hyjne avionet e trafikut te droges nga te duan dhe kur te duan.Se ua ke mi lene fqinjeve te na ruajne hapsiren ajrore.Jeni bere qesharake nese kjo eshte e vertete.Si more e keni lene vendin ne kete derexhe???!!!Po sa te navijne miqte ne ne ndihme ne na fshine armiqte me tre helikopter qe paskemi.A mund ta imagjinosh ne kohen e Skenderbeut ushtria e tij me tre gomere te mundtte ushtrine osmane.Keshtu jeni katandisur shume te forte besa madje do thosha shpresoj te keni forcuar floten detare me tre varka me lopata qe te jemi te pathyeshem ne brigjet e adriatikut. Jeni bere per estrade oh medet ku po vemi nga modernizimi i madh.

  • Hem tre helikoptere!? Kujdes se do tremben kojshijte nga rrezikshmeria e larte e forcave te armatosura shqiptare! Na zhveshen ‘miqte’ e na lane me breke ne mes te shiut qe te na haje uku serb. Dy helikoptere te rrezikshem dhe nje gjysem per te transportuar te plagosurit e parades. Sikur te kete nje difekt ai i helikopterua i spitalit, te plagosurit do te transportohen me tezga te bere me dru te jashtem. Shume ushtri moderne! E armatosur deri ne dhembe u dukerka, nga shpjegimi. Gomonet i paskan per te sulmuar aeroplan mbajteset e ‘Putinit’, ndersa polumbaret per te ekploruar fundin e detit per anije ilire. Mjetet e blinduara duhet te jene karroca te terhequra me kuaj dhe me harqe e shigeta te lyera me helm bimesh pylli. Duket si ushtria me e forte e Ballkanit pas Serbise, Kroacise, Rumanise, Bullgarise, Bosnje-Hercegovines, Maqedonise, dhe Malit te Zi. Ja kalokemi vetem Kosoves. Dy me te fortet jane lene per ne fund. Jane si embelsira ne fund te darkes.

  • Keto qe do te na tregohen neser , ne i kishim dhe i perdornim si baze mesimore ne qendrat stervitore.
    Tani e di bota mbare, qe Shqiperia eshte “lakuriq” dhe kushdo qe mund ta sulmonte , do ta kishte si nje shetitje ,pa derdhur asnje pike gjaku .Te gjitha shpresat per mbajtjen ne kembe te kettij shteti , jane varur tek SHBA-ja , e cila po abuzon hapur me poziten teper te veshtire ,ne te cilen e katandisen kete popull. Nuk eshte aspak e rastit,qe Shqiperia po ecen drejt Kosoves,pra te nje shteti fantazme.
    Zoti Stefani,te pershendes,per nje sere shkrimesh kurajoze e realiste nga ana e jote.Problemet qe ti i trajton me aq shume saktesi e vertetesi , i dine mire , bile shume me mire autoret e ketyre skenareve, por jane vete ata (nderkombetaret) , qe na futin thelle e me thelle ,ne kete humnere,sepse keshtu ua do interesi. Ata na futen ne NATO , per te pasur te drejten e nderhyrjes ushtarake ndaj nesh,sa here te ndjejne “igrasi”,,por nuk ka asnje grime dashamiresie te tyre.
    Edhe shfaqja teatrale (komedi) neser,behet me regji te tyre.Nuk duket asnje sinjal drite e shprese ne fund te tunelit . Ky vend nuk pret asgje per me mire……..!!!

  • Me vjen keq te shprehem por jam i detyruar te them se FA nuk ka asgje per te treguar, helikopteret me te cilen mburren mund te sherbejne vetem per transport trupash e kerkim shpetim por te mos harrojme se ne jemi force e armatosur dhe do te duhet te transportojme trupa ne fushe luftimi apo kunder grupeve terroriste, me keqardhje mund te themi se keto helikopter te pa karocuar dhe te armatosura do te bejne fli trupat toma para se te hyjne ne operacion, nje goditje e kundershtarit i con ne helikopteret ne katastrofe……forcat tona jane forca te carmatosura, pa armatim modern, pa trajtimin e duhur financiare me mungese te theksuar pergatitje. FA eshte e mbushur me femra te ngjyera dhe te paafta, mjere shqiperia…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *