FOTOT / Veliaj apel për të mbështetur projektin e të rinjve shqiptarë për “NASA”

Dita

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar një fotografi me të rinjtë shqiptarë, të cilët kanë guxuar të sfidojnë 142 konkurrentë të tjerë nga e gjithë bota për Garën Ndërkombëtare të NASA-s për krijimin e Aplikacionit të Hapësirës 2017.

Në postimin e tij në Facebook, Veliaj shkruan, “Hej, skuadra jonë fantastike e Tiranës ka nevojë për ndihmën tonë   JU LUTEM, votoni për skuadrën     që konkuron në Garën Ndërkombëtare të NASA për aplikacionin e hapësirës 2017 duke klikuar këtu: https://2017.spaceappschallenge.org/vote?q=blue+odyssey”.

Përmes aplikacionit “Blue Odyssey”, të rinjtë shqiptarë kanë krijuar një mjet të realitetit virtual që i mundëson çdokujt të shohë në 3D pamjet e përtej qiellit, duke përdorur satelitët e NASA-s.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *