Kombëtarja merr “Çelësin e Tiranës”

redaktor

Bashkia e Tiranës ka nderuar me “Çelësin e Tiranës” kombëtaren tonë të futbollit.

Ekipi është pritur nga kryebashkiaku, Erion Veliaj dhe drejtuesit e tjerë të Bashkisë së Tiranës.

Veliaj, në mënyrë simbolike i ka dorëzuar kapitenit, Lorik Cana “Çelësin e Tiranës” në shënjë mirënjohje për përfaqësimin dinjitoz të vendit në kompeticionin më të rëndësishëm europian të futbollit.

“Rrallë i jepet mundësia një kryetari të bashkisë të qytetit tonë që të rrethohet nga Kombëtarja më e mirë që ka pasur Shqipëria në të gjitha kohërat. Na bënë krenarë dhe për ne janë fitues. Unë besoj që fitoren më të madhe e kemi si shqiptarë kudo ku jemi, në Shqipëri, Kosovë, Preshevë, Maqedoni, Çamëri ndaj mentalitetit që ne nuk ia dalim, që ne dështojmë”, tha Veliaj.

Lorik Cana pasi ka marrë “Çelësin e Qytetit”, ka falenderuar tifozët për mbështetjen e madhe që i dhanë skuadrës.

“Ne kemi një atdhe dhe Tirana është kryeqendra e tij. Çdo herë kur jemi këtu e ndiejmë veten si në shtëpinë tonë. Shumë faleminderit dhe shpresojmë të vazhdojmë edhe më tej, sikurse ekipi kombëtar, sikurse vendi dhe kryeqyteti ynë!”, u shpreh Cana.

Trajneri Giani Debiazi ka vlerësuar lojën e futbollistëve dhe ka theksuar se ata janë shembull për çdo të ri shqiptar.

“Besoj se shembulli këtyre djemve është një shembull i rëndësishëm për shumë të rinj që duan të besojnë në një të ardhme ndryshe dhe se me vendosmëri mund të gjejmë një hapësira te reja në jetët tona!”, u shpreh Debiazi.

1L6A8206

1L6A8354 1L6A8358 1L6A8726

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *