FOTOT/ Vendi ku po mbahet takimi mes Ramës dhe ministrave të rinj, ruhet nën masa të rrepta sigurie

Gazeta Dita

Ky është vendi ku kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin informal me 13 ministrat e rinj, një ditë pas prezantimit të kabinetit qeveritar.

‘News24’ raporton se restoranti në Llogara ku po mbahet mbledhja që do të vijojë sot përgjatë mbrëmjes, si dhe ditën e nesërme, po ruhet nën masa të rrepta sigurie. Ai theksoi se Garda nuk lejon askënd që të hyjë në këtë vend, ndërsa për të mbikëqyrur situatën është angazhuar edhe policia Rrugore.

Në takim përveç kabinetit të sapoemëruar, është edhe kryetari sapozgjedhur i parlamentit, Gramoz Ruci dhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla.

Në fokus do të jetë finalizimi i punës për programin e qeverisë, draft-planin e ministrive që do t’i paraqiten grupit në mbledhjet e para. Po ashtu, me kryetarin e asamblesë dhe të grupit parlamentar do të finalizohen propozimet për ekipin drejtues të grupit dhe të komisioneve parlamentare.

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS-së dje konfirmoi atë çka u përfol më herët. Tashmë qeveria do të ketë një kabinet më të vogël, duke shkrirë kështu disa ministri.
rama-takon-ministrat-ne-llogara-jpg

rama-takon-ministrat-ne-llogara-1

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *