FOTOT / Vërshojnë gjobat e bashkisë për ndotësit e ambientit

Dita

Për të mbajtur ambientin pastër Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Policia Bashkiake prej disa javësh kanë nisur një aksion për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe në mënyrë të veçantë bizneset që të mos ndotin ambientin, si dhe te ndalojnë vënien apo ngjitjen e reklamave të tilla në vendet publike.

Pjesë e këtij aksioni ka qenë edhe vendosja e gjobave për të gjitha ato subjekte të cilat kanë gjetur këtë mënyrë për të reklamuar biznesin apo produktin e tyre. Vetem ne dy ditet e fundit, AMK ka vendosur 24 gjoba. Siç shihet edhe nga fotot, gjobat janë vendosur për zënien e shtyllave dhe faqeve të mureve me postera të ndryshme dhe ato variojnë në shuma të konsiderueshme.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përsëritur vazhdimisht se nuk do të tolerojë askënd që ndot ambientin, duke filluar nga ata që hedhin mbeturina në tokë, bizneset që i lënë plehrat vend e pa vend, e deri tek ata që ngjisin postera nëpër mure.

AMK 4 AMK 5 AMK 3 AMK 1

Share This Article
3 Comments
  • Neqoftese do te behej dicka e mire , idealja do te ishte ndeshkimi me gjoba i gjithe atyre qe hedhin vend e pa vend mbeturinat . Qe ketu duhet te filloje shteti te quhet shtet . Pa llogaritur ato qindra fshatra ku hedhja e plehrave behet vend e pa vend , per mungese te mbledhjes se plehrave nga komunat perkatese . Dhe gjysma e ketyre plehrave perfundojne ne det , gjysma tjeter i ka kthyer fshatrat tona ne nje fushe plehrash te pa fund

  • Jam dakord sikuse jam dakord nese bashkia vecse letrat neper mure do nderhynte ne rrethimet e pallateve pa leje, ne pengesat e rrugicave, ne pusetat e pambushura…ndryshe quhet demagogji…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *