Momente tensioni janë verifikuar këtë të enjte në zonën e ish-Stacionit të Trenit në kryeqytet, ku banorët kanë protestuar sërish kundër prishjes së shtëpive të tyre për zgjatimin e Bulevardit.
Reporteri i DITA-s, Klevis Janko ka qenë sot në zonë, ku banorët janë përleshur me policinë dhe nuk kanë lejuar që fadroma e Inspektoriatit Ndërtimor të prishë objektin e parë.
Gjatë përpjekjeve të tyre tre gra kanë humbur ndjenjat.
Ata kundërshtojnë dëmshpërblimet e ofruara duke thënë se nuk u mjaftojnë për të ndërtuar një banesë tjetër.
Aksioni i INUK do të vijoj edhe nesër /Dita/
Në videon më poshtë duken blerësit ambulantë të rraqeve kanë mbushur zonën për të marrë ç’të gjenin.
Klevis Janko-DITA








