Fraiburgu dhe Kaizerslautern kërkojnë Gjimshitin

Dita

Portali “Gianlucadimarzio.com” zbulon se Fraiburgu dhe Kaizerslautern në “Bundesligë” dhe në “Zweite Liga” kërkojnë futbollistin e kombëtares sonë, Berat Gjimshiti.

Ndërsa Atalanta duket e vendosur për të gjetur një marrëveshje. Më herët, gazeta më e madhe sportive në Itali “Gazzetta dello Sport”, ka thënë se mes klubeve të Atalantës dhe Avelinos është arritur marrëveshja për kalimin e Gjimshitit në formë huazimi për këtë sezon në Serinë B.

Aktivizimi në Serinë B ndoshta nuk do të ishte shumë i preferuar nga futbollisti, por aty ai do të kishte një vend titullari të sigurt, që do t’i jepte mundësinë të qëndronte në formë të mirë sportive dhe do t’i shtonte shanset e aktivizimit si titullar në kombëtaren shqiptare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *