Franc Veliu transferohet te Partizani

redaktor

Surprizon Partizani vetëm pak orë para mbylljes së merkatos.

Klubi i kuq zyrtarizoi marrëveshjen me Franc Veliun, i cili deri para pak javësh ishte pjesë e Kukësit.

Mbrojtësi vlonjat ishte shumë pranë rikthimit në qytetin e tij të lindjes, por zhvillimet e fundit e kthyen në kryeqytet këtë radhë te Partizani.

27-vjeçari do t’u bashkohet të kuqve në stërvitje nën urdhrat e Agostinellit në seancën e sotme. Veliu do ta mbajë veshur fanellën e kuqe deri në fund të kampionatit, me të drejtën e rinovimit për sezonin e ardhshëm.

Franc Veliu është formuar si futbollist në akademinë e Flamurtarit, për t’iu bashkuar skuadrës së parë në vitin 2006.

Ka luajtur për ekipin deri në përfundim të sezonit të kaluar, por u largua nga kuqezinjtë për shkak të problemeve financiare.

Për 9 vite me Flamurtarin, Veliu u aktivizua në 210 ndeshje të kampionatit, duke shënuar 14 gola,

Eksperienca e shkurtër me Kukësin rezultoi e pasuksesshme për mbrojtësin, që tashmë do të provojë të ringrihet në nivelet e dikurshme në radhët e të kuqve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *