E-mailet dërguar punëtorëve jashtë orarit zyrtar të punës ndalohen me ligj. Por kjo ndodh ne Francë, në vendin kur punëtorët kanë 30 ditë pushim në vit dhe 16 javë të paguara të plota në rastin e lindjes së një fëmijë. Iniciativa erdhi pas shqetësimeve të ngritura nga disa studime, të cilat tregojnë se stresi i vazhdueshem i punës edhe jashtë orarit me mjete elektronike, dëmton serizosht shëndetin e njeriut.
Asgjë nuk mund të rrënojë një fundjavë relaksuese apo pushimi më shumë se sa një email nga puna. Edhe në qoftë se nuk ka nevojë për të marrë masa deri të hënën, ndërhyrje e padëshiruar e jetës profesionale me të vërtetë mund të thithë gëzimin e një pasditeje me barbekiu të dielën.
Kjo është arsyeja pse vendi i njohur për dhënien e 30 ditëve pushim në vit dhe 16 jave të plota ta paguara në rastin e lindjes së fëmijës, Franca ka marrë një tjetër inicitivë ligjore në këtë drejtim.
Tashmë në Francë, nese keni një kompani me 50 ose më shumë punëtorë, nuk mund tiu dërgoni atyre një email pas orarit të punës. Amendamenti vjen si pasoje e disa studimeve të cilat tregojnë se në moshën dixhitale është bërë gjithnjë e më e vështirë për njerëzit që të distancohen nga puna edhe jashtë orarit zyrtar të saj.
Ligji i ri u lejon punëtorëve të shijojnë me përparësi kohën e tyre pas oratit të punës. Sipas të gjitha studimeve, stresi i punës është i vazhdueshëm edhe kur nuk je fizikisht atje, pikërisht për shkak të lidhjes me punën në mënyrë elektonike, dhe kjo është shumë e dëmshme.
Ligji i ri detyron kompanitë që të përcaktojnë politika që kufizojnë ndikimin e punës në jetën private të punonjësve të tyre, por nuk dënon kompanitë që shkelin rregulloren. Ekspertët thonë se ligji do të dobësojë sindikatat dhe do të përmirësojë pasigurinë e punëtoreve për humbjen apo ruajtjen e vendit të punës.