35 vende krijojnë “Diellin artificial”

Leda Hysa

Të imitosh diellin dhe yjet nuk është e lehtë. Megjithatë një projekt ndërkombëtar po provon që të prodhojë energjinë diellore nga shkrirja bërthamore.

Tashmë godina që do të “strehojë” reaktorin eksperimental është kompletuar. Sikurse raporton ANSA, kompleksi që do të ndërtohet është në jug të Francës.

Projekti ITER, akronim për “International Thermonuclear Experimental Reactor” bashkon në bashkëpunim shumë vende si Italia, Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japoninë , indinë dhe Korenë e Jugut.

Synimi i eksperimentit është që të ndërtohet një reaktor i aftë për të realizuar shkrirjen mes atomeve. Në këtë rast kemi të bëjmë krejtësisht me një koncept tjetër nga energjia bërthamore dhe procesi se si ajo krijohet.

Kjo është hera e parë që një projekt që bashkon 35 vende po bën hapa konkretë.

 

l.h/ dita

Share This Article
10 Comments
  • Do vije dita qe per Diellin artificial te paguajne njerzit qe ta kene. I beni vete llogarite sa milione njerez jane qe do te kerkojne te kene diell dhe ta paguajne per ta pasur gjate dites.

  • Artikull i perkthyer shume dobet. Perkthyesi do ishte mire te konsultohej me nje fizikan dhe ta sqaronte mire per cfare behej fjale.
    Nga komentet duket se artikulli nuk eshte kuptuar hic.

    Behet fjale per kerkimet ne reaksionin e kontrolluar termoberthamor. Ky reaksion kthen hidrogjenin ne helium dhe cliron energji shume te madhe. Nje reaksion i tille ndodh ne diell.

    Ky reaksion berthamor eshte realizuar ne toke nga njerezit, por ka qene i pakontrolluar (bomba me hidrogjen p.sh.) dhe si rrjedhim energjia e cliruar nuk mund te “vilet”.

    Problemi qendron te temperatura shume e larte qe duhet per ta “djegur karburantin” hidrogjen ne helium.
    “Djegur karburantin” eshte shprehje figurative, duhet thene “per te realizuar reaksionin”,

    Temperatura qe krijohet eshte aq e larte saqe shkaterron cdo “ene” ku zhvillohet reaksioni.

    Ideja kerkimore eshte qe ta mbajne lenden qe “digjet” pezull ne vakum. E kane arritur me eksperimente per periudha shume te shkurtra.

    Kerkimet ne kete fushe jane me kosto shume te larte dhe si rrjedhoje kerkojne pjesemarrje te gjere nga vende te ndryshme.

    Nese arrihet synimi, njerezimi hyn ne nje faze te re burimesh energjitike, ne burime praktikisht te pashtershme se te tilla jane rezervat e hidrogjenit ne toke. (Uji perbehet nga oksigjeni e hidrogjeni. Uji i oqeaneve del e tepron.)

  • Uji perbehet nga oksigjeni e hidrogjeni
    Uji i oqeaneve del e tepron.
    A nuk po shkrihen akujt.
    Mbetemi te kenaqur e te brohorasim: Jemi mire e kemi boll !!!!!!
    Sefundi:
    Perkthyesi me vrejtjet qe tregon,asht ma i bindshem se artiulli.
    Pershendetje !

  • Jane dy lloj reaksionesh berthamore. Fission (reaksioni zinxhir) dhe Fusion. Fission ndodh kur nje neutron kapet nga berthama e Atomit te nje elementi radioaktiv jo stable, si psh Uraniumi apo Plutonium, dhe ne proces berthama shperbehet duke leshuar energji. Fusion ose bashkimi i dy berthamave eshte e kunderta. Ndodh kur dy berthamat nen kushte te nje presioni te larte, bashkohen duke krijuar nje element me te rende, dhe ne proces leshojne energji.

    Qe te krijohet zberthimi i berthames nga neutroni, duhet qe neutroni te ngadalesohet aq sa te kapet nga berthama, dhe elementi radioaktiv te kete nje mase specifike. Reaksioni Fission apo zinxhir eshte me i lehte per tu arritur, prandaj edhe shfrytezohet ne reaktoret berthamor. Reaksioni Fusion apo bashkimi i izotopeve apo berthamave ne nje element tjeter, eshte shume me i veshtire, sepse nuk mundet qe te ndodh ne temperatura normale. Qe dy atome deuteriumi H2 to bashkohen ne Helium, duhen temperatura me dhjetra mijera grade. Ky reaktor ekperimental zhfrytezon pikerisht reaksionin Fusion, ku isotope te Hidrogjenit bashkohen ne Helium. Temperaturen e arrijne nepermjet laserave te fuqishem dhe plasmen e krijuar e mbajne ne ajer nepermjet fushave te fuqishme magnetike. Problemi qendron te vazhdimesia e reaksionit, sepse berthama e reaksionit duhet te furnizohet vazhdimisht.

    • Deri diku e shpjegove jo keq Genti, por me gabime, ngaqe kopjon tekste te ndryshme revistash. Me dy fjale eshte kjo: zberthimi i berthames se atomit -i kontrolluar apo i pakontrolluar- na jep energjine berthamore. Bashkimi i dy berthamave te dy atomeve (p.sh. H+H) na jep energjine termoberthamore (p.sh. H+H=He). Kjo e fundit po arrin vetem keto 20 vjetet e fundit te behet e kontrolluar.

      • Nuk po diskutoja per shperthim termonuklear, i cili eshte perdorur ne bombat me hidrogjen. Po flisnim per mundesite se si reaksioni termonuklear te zhfrytezohet per energji ne te ardhmen. Natyrisht qe duhet te jete nje reaksion berthamor i kontrolluar, sepse ne te kundert c’fare kuptimi ka e gjitha. Patjeter qe e kam kopjuar gabim nga revistat dhe falenderoj Gzim Kllefin per korrigjimin brilant. Megjithate jemi te hapur ti pranojme gabimet, neqoftese Gzimi na shpjegon se ku ekzaktesisht jane ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *