Autoritetet e qytetit bregdetar francez ,Calais, i njohur si stacioni i fundit për migrantët në rrugën e tyre për në Britaninë e Madhe, kanë vendosur që për 300 metra të zgjasin murin përgjatë portit, për të parandaluar kalimet e paligjshme në kufi.
Vincent Berton, zëvendës Guvernatori i Calais-it, ka thënë se muri do të zgjatet për 300 metra për të parandaluar kalimet e paligjshme të migrantëve në ishull. Ai ka thënë se ndërtimi i murit nuk do të pengojë trafikun rrugor.
Burton theksoi se lartësia e planifikuar e murit është katër metra dhe ndërtimi i tij pritet të fillojë në Maj
