Fatos Tarifa
Dy dekadat e para të shekullit të 21-të kanë dëshmuar qartazi naivitetin i iluzionit fukuyaman mbi fundin e historisë, të shpallur me shumë bujë 30 vite më parë. Bota e sotme dhe, ndoshta, më shumë akoma, ajo e nesërme, mbartin e do të mbartin rreziqe të shumtë dhe, nëse periudha e supremacisë amerikane, siç pretendojnë disa autorë, ka mbaruar, ose po i afrohet fundit të saj, tezë kjo të cilën unë e refuzoj, opsioni më i mirë i mundshëm për ta vazhduar më tej lëvizjen historike për krijimin e një shoqërie ndërkombëtare të paqtë, të sigurt e demokratike do të ishte që stafetën e lidershipit global ta merrte një superfuqi demokratike, siç mund të ishte Europa e bashkuar.
Europa rrezikohet të “zhduket gjeopolitikisht”
Në realitetet gjeopolitikë dhe gjeo-ekonomikë të sotëm dhe atyre që po shohim të krijohen, sidoqoftë, një skenar i tillë nuk ka gjasa të materializohet dhe President francez Emmanuel Macron, në një intervistë të gjatë për revistën britanike The Economist, ditët e fundit e pranoi këtë me gojën e tij kur tha se, “Europa e ka të vështirë të bëjë përpara”; ajo vuan nga një “krizë e brendshme europiane”, që ka nisur dhjetë vite më parë dhe që është një “krizë ekonomike, sociale, morale dhe politike”. Sipas Macron-it, “nacionalizmi egoist” dhe “dasitë veri-jug për çështje ekonomike, dhe lindje-perëndim për çështjen e migracionit” kanë çuar në “ringjalljen e populizmit në të gjithë Europën”. Përveç krizës së brendshme që kontinenti ynë po përjeton, pohon presidenti francez, “ribalancimi i botës” dhe rritja e Kinës si një fuqi e madhe, krijojnë “rrezikun e bipolarizimit”, çka “qartazi e margjinalizon Europën”. Në këto kushte, sipas tij, kur Europa ndihet “jashtëzakonisht e brishtë”, “nëse nuk do të mendojë për veten e saj si një fuqi globale, ajo do të zhduket, sepse do të marrë një goditje të fortë”. “Nëse nuk zgjohemi, nëse nuk e pranojmë këtë situatë dhe nuk vendosim të bëjmë diçka lidhur me të”, vë alarmin presidenti francez, atëherë Europa përballet me një “rrezik të madh” dhe, në të ardhmen, ajo do të “zhduket gjeopolitikisht, ose të paktën nuk do ta kontrollojë dot më fatin e saj”. Makron nuk e quan këtë thjesht një skenar të mundshëm, por thotë se ai vetë “e beson këtë thellësisht”.
Ringritja e Francës si një Fuqi e Madhe pas Luftës së Dytë Botërore
Pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, dy mbeten fuqitë e mëdha të kontinentit që historikisht kanë luajtur e mund të luajnë një rol përcaktues në fatet e tij: Franca dhe Gjermania, edhe pse jo domosdoshmërisht në këtë renditje. Por ç’mund të bëjë Franca, për të cilën Macron na kujton se, pas Brexit, ajo mbetet “e vetmja fuqi bërthamore në Bashkimin Europian”, si një fuqi e madhe brenda BE-së dhe në skenën globale?
Franca doli e shkatërruar dhe e poshtëruar nga Lufta e Dytë Botërore, edhe pse në krahun e fuqive fituese. Ajo nuk u ftua në Konferencën e Jaltës me tri fuqitë e tjera të mëdha triumfuese në atë luftë—Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Sovjetik dhe Britaninë e Madhe. Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Franca gjithmonë ruajti solidaritetin e saj me Perëndimin sa herë që krijohej një situatë krize në sistemin dypolar, ndërsa siguria e saj kombëtare, ashtu si dhe siguria e kontinentit europian, ka qenë e garantuar nga ombrella mbrojtëse amerikane. Vetë Macron detyrohet të pohojë se, pas Luftës së Dytë Botërore, “Europa u ndërtua, në thelb, për të qenë partneri junior i Amerikës. Kjo ishte ajo çfarë synoi qysh në fillim Plani Marshall”, ndërsa Shtetet e Bashkuara u bënë “garantuesi kryesor i një sistemi dhe i një balance vlerash, bazuar në ruajtjen e paqes në shkallë botërore dhe dominimin e vlerave perëndimore”.
E rimëkëmbur nga Lufta me dollarët amerikanë dhe me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Franca arriti të bëhej përsëri një fuqi e madhe, ose të paktën ushqeu—dhe vazhdon të ushqejë—iluzionin se ajo mbeti dhe vazhdon të jetë një fuqi e tillë. Ç’rrethana i rikthyen Francës statusin dhe prestigjin e një fuqie të madhe dhe sa e qëndrueshme është pozita e saj sot?
Statusi i Francës si një ndër fuqitë e mëdha në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore është përcaktuar kryesisht nga tre faktorë:
(1) Pushtimi sovjetik i Europës Lindore dhe Qendrore dhe ndarja e Gjermanisë në dy shtete të veçantë. Këto dy rrethana i dhanë Francës (edhe pse ajo nuk ishte ndër negociatorët e rendit të ri botëror në Jaltë), një superioritet politik dhe diplomatik të qëndrueshëm ndaj Republikës Federale Gjermane dhe një influencë mefistofeliane mbi këtë vend, i cili, pas Luftës, nuk u lejua të luante asnjë rol të rëndësishëm në politikën dhe në diplomacinë botërore. Parisi u njoh si një ndër katër fuqitë triumfuese në Luftën e Dytë Botërore, me të drejta statutore në të gjithë Gjermaninë dhe në “Berlinin si të tërë”, të drejta këto, të cilat iu konfirmuan Francës edhe me marrëveshjen katërpalëshe të vitit 1971.
(2) Vendi i përhershëm që iu dha Francës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara qysh nga krijimi i kësaj organizate në vitin 1945, duke bërë që Franca të njihet si një ndër “pesë të përhershmit” (Permanent Five), ose si një ndër 5 të mëdhenjtë (Big Five).
(3) Arsenali bërthamor parandalues që Francës iu lejua të zotërojë, i cili do të shërbente për të ndërtuar, të paktën në teori, një politikë mbrojtëse të pavarur dhe një doktrinë ushtarake tërësisht franceze.
C’est la vie!
Në ditët tona, madje duke filluar rreth tri dekada më parë, të gjithë këta faktorë—dhe pretendimet që janë justifikuar për shkak të tyre—të cilët kanë mbajtur në këmbë iluzionin e Francës si një fuqi e madhe e globit, nuk janë më. Jalta është tashmë një histori e vjetër. Perandoria sovjetike u shemb. Gjermania u ribashkua. Europa, e cila deri në vitin 1945 ishte në luftë dhe e përçarë, gjithashtu është bashkuar. Avantazhet politike dhe diplomatike të Francës në krahasim me Gjermaninë nuk janë më ato të dikurshmet, me përjashtim të vendit që ajo vazhdon të ruajë si anëtare e përherëshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sidoqoftë, edhe këtë privilegj dhe avantazh ndaj Gjermanisë, Franca mund të mos e ketë për një kohë të gjatë, nëse Gjermania (e cila sot është fuqia ekonomike më e madhe e Europës dhe fuqia e katërt ekonomike e globit, pas Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Japonisë), ashtu si dhe Japonia, India, Brazili dhe, ndoshta, Afrika e Jugut, do të kërkojnë të bëhen anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Ekonomikisht, Franca renditet sot e treta në kontinentin europian, pas Gjermanisë dhe Anglisë, ndërsa arsenali bërthamor i saj nuk mund të thuhet më se përfaqëson simbolin vendimtar të statusit të një fuqie të madhe në një botë, në të cilën, shumë shtete të tjerë—Israeli, India, Pakistani dhe Korea e Veriut—posedojnë armë bërthamorë.
Një shekull më parë Franca humbi superioritetin e vet strategjik ndaj Gjermanisë, e cila e mundi në luftë dhe e pushtoi dy herë. Po në atë kohë, Franca humbi superioritetin e saj ndaj Amerikës, e cila, gjatë shekullit të kaluar, u erdhi francezëve dy herë në ndihmë, duke i çliruar ata nga çizmja gjermane dhe duke i ndihmuar që të rimëkëmbeshin e të zhvillonin ekonominë e tyre kombëtare. Në vitet 1950 dhe 1960 francezët humbën një perandori nga më të mëdhatë në historinë e njerëzimit, që shtrihej në të katër anët e globit (e cila në vitin 1920, zinte një sipërfaqe prej 12,3 milionë km2, ndërsa në vitin 1939 përfshinte brenda territoreve të saj rreth 110 milionë njerëz.
Presidenti aktual i Francës e di mirë se kredoja goliste e pas Luftës së Dytë Botërore “Indépendance, puissance, grandeur et mission universelle” sot nuk është më shumë se një footnote në historinë e doktrinave politike të shekullit të 20-të. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për lidershipin shpirtëror të Francës në vendet e “Botës së Tretë” pasi ajo i humbi kolonitë e saj të dikurshme, si edhe për synimin e saj për t’u bërë lideri politik i Europës së bashkuar.
Në kushtet e sotme, kur Europës i duhet të mendojë seriozisht—dhe të vendosë—se cili do të jetë roli i saj në rendin e sotëm botëror dhe në atë që eventualisht mund të krijohet në dekadat e ardhshme (vetë Macron sugjeron se Europa duhet të hetë një “fuqi balancuese” mes fuqive të tjera të mëdha), Franca, edhe pse ajo, siç thotë presidenti i saj, është “një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, një fuqi bërthamore, një vend anëtar themelues i BE-së, një vend që është i pranishëm—përmes territoreve të tij jashtë kufijve të Francës (les Outre-mer)—në çdo kontinent dhe i cili ruan influencën e vet në botën frëngjisht-folëse”, nuk mund të luajë dot rolin e liderit të Europës.
Pas ribashkimit të Gjermanisë më 1990, francezët e humbën pozitën e tyre dominuese në Komunitetin Europian, i cili, më 1993, u shndërrua në Bashkimin European. Megjithatë, francezët ende vazhdonin të ndiheshin “superiorë” për shkak të gjuhës frënge dhe të kulturës së “lartë” franceze. Sot, edhe këta faktorë nuk i japin më Francës “madhështinë” e dikurshme: frëngjishtja nuk është më një gjuhë e përbotshme dhe kultura franceze nuk është më kultura elitare e Europës dhe, aq më pak e njerëzimit. Prej kohësh, vendin e frëngjishtes si lingua franca e diplomacisë, e kulturës, e tregtisë, e teknologjisë dhe e artit e ka zënë anglishtja, e cila, në një kuptim real të fjalës, është bërë, gjithashtu, gjuha universale e arsimit të lartë, e shkencës, dhe e Internetit. Faktet janë domethënës: më shumë se 80 për qind e faqeve në Web, që funksionojnë sot në hapësirën kibernetike, janë në anglisht dhe rreth 60 deri 85 për qind e mesazheve e-mail që shkëmbehen në Internet shkruhen në anglisht. Duket se njerëzimi sot flet, dëgjon, mendon, lexon, sheh, krijon, komunikon në gjuhën e fuqisë më të madhe të globit—Amerikës. C’est la vie!
Në rrethana të tilla tingëllojnë krejtësisht jashtë realitetit fjalët e një ish-ministri të jashtëm francez, Hubert Vedrine, cili, duke shprehur antagonizmin e qeverisë së tij ndaj hegjemonisë amerikane, në vitin 1999 deklaronte: “Ne nuk mund t’i pranojmë as një botë njëpolare, as një botë kulturalisht uniforme dhe as unilaterizmin e një hiperfuqie të vetme”. Por, nëse Franca nuk e dëshiron dhe nuk e “pranon” këtë realitet, ajo vetë, pavarësisht nga sa thotë sot Emanuel Macron, nuk ka asnjë mundësi që ta ndryshojë atë. Francës, ashtu si dhe fuqive të tjera të mëdha, do u duhet të jetojnë edhe për shumë kohë në një botë, në të cilën, as Franca, as ndonjë fuqi tjetër e madhe, nuk duket ende se është në gjendje të bëhet një kundërpeshë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe ta ndryshojë rendin e sotëm botëror.
Një “Gjermani europiane”, apo një “Europë gjermane”?
Ribashkimi i Gjermanisë më 1990 e prishi përfundimisht balancën mbi të cilën u formua
Komuniteti Europian në vitin 1957. Tregu i përbashkët europian u krijua kur Franca, Italia dhe Republika Federale Gjermane (më vonë edhe Britania e Madhe) ishin pak a shumë në të njëjtin nivel zhvillimi. Sot, sidoqoftë, Gjermania qëndron në një pozitë shumë më të avancuar sesa të gjithë vendet e tjerë të Bashkimit Europian, përfshirë edhe Francën, si nga potenciali ekonomik i saj, nga autoriteti dhe prestigji politik i saj, ashtu dhe nga pikëpamja demografike.
Gjermania e “normalizuar”, po të përdor shprehjen e ish Kancelarit Helmut Kohl, nuk ka më nevojë për garancinë e Francës ose të Bashkimit Europian për të luajtur një rol të pavarur në politikën rajonale dhe atë globale. Sot ky vend nuk bën më diplomacinë e çeqeve (checkbook diplomacy), si në kohën e Luftës së Gjirit Persik, por bën një diplomaci të pavarur dhe shumë aktive, e cila, për herë të parë, u manifestua qartë në vitin 1991, me njohjen e njëanshme prej saj të Sllovenisë dhe të Kroacisë si shtete të pavarur e sovranë, edhe pse, në atë kohë, këtë e kundërshtuan pothuajse të gjithë partnerët e saj europianë.
Gjermania luan sot një rol qendror në debatin politik dhe ekonomik në Europë, në një shkallë të tillë, saqë disa analistë janë shprehur se çështja europiane mund të konsiderohet, para së gjithash, një “çështje gjermane”. Analistë të tjerë kanë shprehur dyshimin e tyre nëse zhvillimet e sotme e të ardhshme në kontinentin europian, sidomos pas Brexit, do të rezultojnë, po të përdorim përsëri një shprehje të Kancelarit Helmut Kohl, në krijimin e një “Gjermanie europiane”, apo në një “Europe gjermane”. Pas ribashkimit të saj, strategjia e Gjermanisë ka qenë zgjerimi i NATO-s (duke përfshirë në këtë aleance politiko-ushtarake ish vendet komuniste të Europës Qendrore dhe Lindore), si dhe zgjerimi i Bashkimit Europian në veri dhe në lindje. Veçanërisht zgjerimi i NATO-s, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, është parë dhe shihet prej Gjermanisë si i dobishëm jo vetëm për forcimin e sigurisë në Europë, por edhe për vetë pozitën e saj në kontinent, pasi tashmë Gjermania nuk është më një vend periferik i Aleancës së Atlantikut Verior, si dikur, kur kufizohej me shtete që ishin anëtarë të Traktatit të Varshavës, por është gjeografikisht në qendër të hapësirës europiane që mbrohet nga NATO
Nga ana tjetër, ishte Gjermania ajo që luajti rolin kryesor në zgjerimin e BE-së me anëtarë të rinj—Austrinë dhe dy vende nordike (Finlandën dhe Suedinë) në vitin 1995. Po kështu, Gjermania u bë avokati më i mirë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, në një raund të mëvonshëm, në vitin 2004, të Polonisë, të Republikës Çeke dhe të Hungarisë. Këta vende Gjermania Perëndimore i kishte ndihmuar ekonomikisht për vite me radhë, duke pritur jo vetëm ribashkimin e saj me Republikën Demokratike Gjermane, por edhe transformimin kapitalist dhe demokratik të këtyre vendeve. Me këtë, siç ka venë në dukje Timothy Garton Ash, Gjermania synonte krijimin e një “blloku verior”, zgjerimin e sferës së influencës së saj në Europën Qendrore dhe Lindore dhe gjetjen e një partneri të ri tregtar te Polonia. Vetë Presidenti Macron, në intervistën e tij, pohon se gjermanët, me politikat e tyre, të cilat e favorizuan edhe zgjerimin e NATO-s dhe të BE-së, “e përballuan hyrjen në mijëvjecarin e ri shumë më mirë sesa [francezët]” dhe se ata kanë qenë “shumë të sukseshshëm”.
Në konstelacionin sotëm të marrëdhënieve ndërkombëtare, Gjermania kërkon të legjitimojë një rol të ri për veten e saj, të cilin e justifikon me potencialin e saj ekonomik, me peshën e saj politike, me arsenalin e saj ushtarak, me shkallën e lartë të zhvillimit teknologjik dhe si vendi me popullsinë më të madhe në Europë. Gjermania me të drejtë pretendon se asaj i takon një vend i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe, herët ose vonë, mund të kërkojë të drejtën për të pasur edhe ajo një arsenal bërthamor.
Duke i lënë pas traumat e dy luftrave botërore që ajo vetë i nisi—dhe i humbi në disfatë të plotë—Gjermania është sot një ndër demokracitë më të konsoliduara në botë dhe një aktor shumë i rëndësishëm në skenën globale, duke marrë pjesë madje, për herë të parë qysh nga përfundimi i
Luftës së Dytë Botërore, në operacione paqeruajtëse në përbërje të misioneve të OKB-së dhe të NATOs në Kosovë dhe në Afganistan.
Ajo që vlen të theksohet në mënyrë të veçantë është se Gjermania luan sot rolin e interlokutorit kryesor të Perëndimit me Rusinë. Marrëdhëniet ruso-gjermane kanë qenë një tipar esencial i politikës europiane qysh nga koha kur Kancelari gjerman Willy Brandt formuloi, më 1969, atë që në zhargonin e politikës ndërkombëtare njihet si Ostpolitik, koncept ky që i referohet politikës së jashtme të një shteti perëndimor në Europë (në mënyrë të veçantë politikës gjermane) ndaj Bashkimit Sovjetik dhe ndaj shteteve të tjerë komunistë të Europës Lindore. Pavarësisht se cila parti politike, ose cili koalicion partish ka qenë ose është në pushtet në Gjermani, Ostpolitik ka qenë—dhe duket se ka mbetur, siç vërehet edhe në rolin qendror që Kancelarja gjermane Angela Merkel ka luajtur e luan në Procesin e Berlinit, që synon zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor—një politikë konstante e këtij vendi.
Projekti Europian
Europa nuk është e pafuqishme. “Projekti Europian”, veçanërisht eksperienca në hapjen e kufijve nacionalë, deri më sot ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, i cili ka çuar në krijimin e një tregu të përbashkët europian, që sot shtrihet nga Londra dhe Lisbona në perëndim deri në Helsinki dhe Athinë në lindje. Siç shprehet Macron, “ky kontinent ka përqendrimin më të madh gjeografik të diversitetit kulturor dhe gjuhësor….Gjatë 70 viteve të fundit Europa ka arritur një mrekulli të vogël gjeopolitike, historike dhe civilizuese: një formulë politike të çliruar nga hegjemonia dhe që mundëson paqen”.
Nuk ka dyshiom se një Europe të bashkuar në një mënyrë vërtet efektive nuk do i mungonin kapacitetet e nevojshme për t’u bërë një fuqi botërore më vete. Në fakt, Europa, edhe sot, mund të cilësohet si një superfuqi nga pikëpamja ekonomike dhe financiare. Duke prodhuar gati një të katërtën e GDP-së globit (18.2 trilionë USD, ose rreth 22 për qind të saj në vitin 1918), Bashkimi Europian është bërë “një fuqi ekonomike e klasit të parë, e aftë të konkurrojë me Shtetet e Bashkuara (GDP=18.7 triliard USD më 1918), me ekonominë kineze (GDO=12.1 trilionë USD po në të njëjtin vit) dhe të negociojë nga pozita të barabarta me to mbi çështje të tregtisë dhe të financave ndërkombëtare”.
Pavarësisht fuqisë së vet ekonomike e financiare, një konglomerat vendesh të pabarabartë, siç është Bashkimi Europian, nuk mund të jetë një aktor strategjik në skenën globale, njëlloj si fuqitë e tjera të mëdha, Shtetet e Bashkuara, Kina ose Rusia. Edhe pse vendet e BE-së, të marrë së bashku, shpenzojnë për mbrotje më shumë sesa çdo vend tjetër në botë, veç Amerikës, BE as nuk e ka synim që t’i arrijë Shtetet e Bashkuara në këtë drejtim, as nuk mundet. Presidenti Macron insiston se BE duhet të fitojë “sovranitetin e vet ushtarak”, pra të bëhet “autonome përsa i përket strategjisë ushtarake dhe aftësisë mbrojtëse”, pasi, “në një botë ku fuqitë autoritariste po ngrihen përsëri, nëse të mungon kredibiliteti ushtarak, asgjë nuk mund të funksionojë”. Por duket se jo të gjithë në Europë e dëshirojnë këtë.
Për afro gjysmë shekulli Europa u zhvillua e mbrojtur nën ombrellën amerikane duke përfituar çdo të mirë që i siguronte përfshirja në aleancën transatlantike, pa bërë vetë sakrificat e domosdoshme për ruajtjen e sigurisë së saj. Të mësuar për dekada të tëra me faktin se Shtetet e Bashkuara përballonin edhe problemet e tyre, europianët kanë qenë fare pak të motivuar për të zhvilluar atë mentalitet dhe ato kapacitete që do u duheshin për t’i përballuar vetë problemet e tyre. Mbi të gjitha, lënia e iniciativave, e marrjes së vendimeve dhe e implementimit të tyre kryesisht Amerikës, pavarësisht sensitivitetit politik që shkaktonte kjo në disa kryeqytete europianë, sidomos në Paris, ka qenë dhe mbetet një gjë e përshtatshme dhe e pëlqyer për
shumicën e qeverive europiane dhe për përfaqësuesit e tyre në institucionet e BE-së në Bruksel. Siç shkruan Victor Hanson: “Diplomatët e Bashkimit Europian sillen si filozofët e dikurshëm të Greqisë së Lashtë në agora, pasi ata e dinë se janë të mbrojtur nga amerikanët, të cilët luajnë rolin e legjioneve romake”.
Në këtë fazë të zhvillimit të tij, BE duket se po kalon një mid-life crisis, të cilën e gjenerojnë pakësimi dhe plakja e shpejtë e popullsisë europiane, kriza e sistemit europian të shtetit të mirëqenies, ritmet e ulëta të zhvillimit ekonomik pothuaj në të gjithë vendet anëtarë të BE-së, “deficiti demokratik” i vetë unionit europian, si dhe paaftësia e tij për të vepruar si një fuqi e vetme në fushën e politikës së jashtme, në atë të mbrojtjes e të sigurisë.
Fuqia ekonomike dhe financiare e Europës dhe kapacitetet ushtarake të saj nuk e bëjnë atë një fuqi strategjike globale, çka është një kusht esencial për të marrë përsipër rolin e lidershipit global. 62 vite pas nënshkrimit të Traktatit të Romës, i cili shënoi fillimin e realizimit të “Projektit Europian”, vetë europianët vazhdojnë të jenë të pasigurtë se cila është Europa që ata po krijojnë, ose që duan të krijojnë: A është kjo Europa që projektoi Jean Monnet apo Europa që donte të krijonte Charles de Gaulle? Europa për të cilën punoi Helmut Kohl apo ajo për të cilën fliste Margaret Thatcher? Europa që përfytyronte Giulio Andreotti apo ajo e Romano Prodit? Europa që imagjinonte Vaclav Havel apo ajo që donte të konservonte Jacques Chirac? Europa që kërkonte Gerhard Schröder apo ajo që përpiqen të krijojnë Angela Merkel dhe Emmanuel Macron?
BE-së i mungon aftësia vitale që të projektojë fuqinë e vet politike, diplomatike dhe ushtarake në arenën ndërkombëtare. Edhe sot, kur në krye të administratës amerikane është një president si Donald Trump, duket se vetëm Shtetet e Bashkuara e kanë aftësinë që të luajnë—dhe do të vazhdojnë të luajnë—rolin e lidershipit botëror. Bashkimi Europian, pavarësisht se sa thellë realizohet integrimi i tij, nuk mund ta luajë dot këtë rol. Siç shprehet Fukuyama, “Nëse lidershipi botëror do t’u lihej europianëve, këta ose do pajtoheshin me gjithçka që ekziston, ose do të bënin marrëveshje cinike për të ruajtuar interesat e tyre të ngushta, ndërsa flasin për të drejta dhe drejtësi universale”.
Opsionet e Europës
Për të gjitha sa theksova më lart, unë mendoj se, pavarësisht deklaratave dhe qëndrimeve të presidentit Trump (i cili është i përkohshëm në atë post), në marrëdhëniet e saj me Amerikën, Europa duket se ka vetëm tri opsione: ose të ndahet prej saj, ose ta kritikojë atë, ose t’i qëndrojë besnike asaj.
Opsioni i parë: Europa mund të vendosë të zgjedhë një pavarësi strategjike prej Shteteve të Bashkuara (një ambicje kjo, të cilën francezët e kanë manifestuar vazhdimisht dhe presidenti Macron e ritheksoi ditët e fundit), duke i dobësuar marrëdhëniet me Amerikën në fushën e sigurisë për të dalë si një fuqi globale e pavaruar dhe “e barabartë”, që cila promovon interesat e veta.
Opsioni i dytë: Europa mund të mbetet aleatja transatlantike e Amerikës, por të kundërshtojë propozimet amerikane dhe të mos mbështesë ato iniciativa të Uashingtonit që ajo i konsideron të njëanshme, jo të drejta, ose të rrezikshme, duke e zgjeruar kështu autonominë e saj ndaj varësisë prej Shteteve të Bashkuara.
Opsioni i tretë: Europa mund të përkrahë iniciativat amerikane duke synuar që marrëveshjet me Shtetet e Bashkuara në disa fusha të mund t’i sigurojnë asaj influencë në fusha të tjera.
*****
Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Zoti tarifa, nuk e di a e ke njoftuar merkelin dhe sidomos ate krricin makron, per menxyren qe do ti gjeje. Te lutem nderhyj qe mos te ndodhi kjo menxyre kaq e tmerrshme!
Po ty cte duhet ke njofton ai? Ik,mos na caj trapin filozof kanalesh i ujrave re zeza
Ky profesori sovjetik sapo e ka perkthyer nga rusishtja kete artikull qe ia sollen nga Moska.
Sa per fillim:
Duke i lënë pas traumat e dy luftrave botërore që ajo vetë i nisi
Nuk eshte e vertete fare …Luftrat i nisen te tjeret, gjermanet vetem ju pergjigjen !
Messerschmidt
e ke humor apoooooooooooo?
budallallëk??
sepse po qe kështu si thua ti!?
ishte faji i kuvajtit që e pushtoi iraku në ’90ën???
Tarifa….asgje nuk ndodh,këto janë muhabete të 1992 që benin shqiptaret lagjeve dhe kafeneve kjo që ti shkruan eshte Teori Mendimi pra shqip…..në qofte se….ndodh ….ose sikur të ndodhe…etj.
Amerika eshte Europiane aq sa Europa eshte Amerikane.
Amerika u zbulua investua zhvillua komandua nga Europianet as nga Kinezet Ruset Japonezet apo Latinet.
1.Europa do vazhdoje projektin PAN.Europian nga Portugalia në Rusi.
2.Pa Amerike ska Europe
3.Pa Europe ska Amerike
4.Njerëzimi do eci përpara nuk do rrije dhe jetoje me teori Boshe si Toka Kufij apo Ekonomi.
5.Njerezimi po zhvillohet dhe do zhvillohet ne Aspektin SHPIRTËROR pasi çdo njeri e shikon dhe e kupton që Lind Lakuriq dhe vdes po Lakuriq.
6.Teori Macronesh Trumpësh e bla bla bla janë teori Tru Shpëlarje dhe nuk kanë për të ngelur peng Teorish boshe të Njerëzimit,por janë Peng i Teorive Universale Jetësore.
7.KAQ!!!
8.O Rama O Makroni,dy gjela …
Bravo Messerschmidt!
Duket qe ke lexuar edhe nga burime te paanshme dhe jo vetem historine e shkruar nga “fituesit”.
Skaqet e luftrave ne cdo epoke kane qene VETEM EKONOMIKE dhe sot lufte per tregje per te shitur mallrat.
Eshe aksiomatike se luften e duan dhe e bejne ata qe nuk konkurojne dot ekonomikisht!
Bravo Messerschmidt!
Duket qe ke lexuar edhe nga burime te paanshme dhe jo vetem historine e shkruar nga “fituesit”.
Skaqet e luftrave ne cdo epoke kane qene VETEM EKONOMIKE (eshte ekonomia or budalla thoshte Carvell-i), lufte per tregje per te shitur mallrat.
Eshe aksiomatike se luften e duan dhe e bejne ata qe nuk konkurojne dot ekonomikisht!
Europa e bashkuar rrezikon shperberjen por F.T. nuk prek arsyet reale qe e kane sjelle.
Anglezet thone se per te shpjeguar dicka duhet nisur nga fillimi! Dhe fillimi i krisjes shperberjes BE ka shkakun kryesor politikat e gabuara qe BE ju imponuan nga A. Merkel per refugjatet klandestine!
Problemi me madhor sot ne BE dhe shkaku real i shperberjes pra jane dyndjet e klandestineve mbi Europe. Keto u paraprine nga ftesat publike politike qe vete Kancelarja Merkel u drejtoi kujtdo qe donte te nisej per ne Europe me devizen “Ne ja dalim”! Dyndja ishte apokaliptike dhe BE kuptoi gabimin historik te Merkel, por ishte vone. Per ta ndrequr ate ftese te gabuar dhe ate gabim fatal, Merkel inicoi pastaj – Shperndarjen e klandestineve neper gjithe vendet e BE!
Kjo eshte detonatorja qe shkallmoi BE. Ky eshte shkaku i braktisjes BE nga Britania. Askush nga vendet e Unionit nuk do klandestine, nuk do te marre pjese nga marrezia e Merkelit! Ketu filloi shpartallimi real i BE. Kushdo qe kerkon tjera shkaqe e ka kot. Te gjitha votimet ne vendet e BE kane ne thelb qendrimin ndaj invazionit klandestin. Eshte ky invazion i ftuar nga Merkel shkaku madhor i shkallmimit te BE.Sa kohe ky shkak tentohet te fshihet, sa kohe qe shkaktarja Merkel vazhdon ne detyre BE vijon rrugen drejt shperberjes.
Eshte ftesa e Merkel per refugjatet klandestine qe nisi shperberjen e BE. Tjerat jane histori koti se trillet me “nderhyrje te Rusise” nuk pijne uje sepse Rusia aty ku eshte ka qene perhere nuk erdhi me refugjatet ne BE.
Boten dhe Europen e prishin politikanet, qe kerkojne te mbulojne deshtimin e tyre me nacionalizem! Korrupsioni eshte thelbi i deshtimit! Nuk mendohet me per popullin,kombin dhe Paqen,mendohet vetem si te pasurohen kur jane ne pushtet! Kjo eshte fatkeqesia qe ka mberthyer boten prej fyti!
Fakte e jo pallavra
BREXIT APO ALLEXIT !?
– Fuqia e 2/3 amerikane dhe kollapsi i 100 per qindshit stalino- enverist
– Cka nuk di akoma Evropa !
– Uroj qe Brexit te mos kthehet ne Allexiti !
– Parashikimi ogurzi i Leninit … Larg qofte !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Evropa e di po aq edhe mire se Vucici ka qene Ministri i I Informacionit te Sllobodan Milloshevicit e Vojislav Sheshelit!
Ka qene Gebelsi i regjimit me terrorist qe ka pase Evropa pas Luftes se Dyte Boterore me mbi 150 000 te vrare ne Bosnje !
Me mbi 13 000 shqiptare te vrare ne Kosove!
Prej tyre rreth 3 000 nuk u jane gjetur kufomat as sot!
Mbi 25 000 gra e vajza edhe minorene te rrembyera, perdhunuara ne orgjira shtazarake nga paramilitare e UDB- shet e Milloshit e nga Cetniket e Sheshelit !
Evropa e di po ashtu se Dobrica Dacic ka qene Sekretari i Partise se Milloshevicit e sot edhe shef i diplomacise serbe !
E di shume mire se Milloshevici dhe Shesheli jane kriminele lufte ne baze te akuzave te vertetetuara nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage !
E megjithese e di shume mire ua hapi dyert e BE Vucicit e Sheshilit, Dacicit e co. para Kosoves e Shqiperise, viktimave te genocidit e terrorit shteteror serb tash e 150 vjet !
Evropa po ashtu e di shume mire , bile edhe me mire se ne se me miliarda Eurot qe investon qe ua dhuron Vucicit, Dacicit, Sheshelit…. Serbise ata blejne aeroplane e raketa, tanke e bomba tek nene Rusia e Babe Putini, te cileve gjoja Evropa u ka vendosur embargo !?
Per cka i duhen keta avione e raketa, tanke e bomba, armatim i fundit rus Serbise !?
Per tu mbrojtur nga Shqiperia e Kosova gati pa e pa ushtri e armatim pa asnje aeroplan civil e jo me luftarak !?
Nga Mali i Zi e Maqedonia, nga Sllovenia e Hungaria apo nga Bullgaria e Rumania… nga NATO-ja dhe SHBA-ja !?
Armatimi eshte mjet lufte e jo paqeje!?
Atehere cfare emri ti vendosim qendrimit albanofob te Evropes ndaj Kosoves e Shqiperise si shtete e shqiptareve si komb !?
E ndaj kujt !?
Ndaj shqiptareve si popull e si kombi me properendimor jo vetem ne Evrope, por ne mbare Boten!
Ma gjeni nje rast te vetem ne historine shqiptare e Boterore qe ne shqiptaret te kemi sulmuar, pushtuar, zaptuar apo terrorizuar , vrare e shfarosur nje popull apo shtet tjeter sic ka vepruar Serbia e Greqia me Kosoven e trevat shqiptare ne Maqedoni, Mail i Zi dhe Cameri!?
Ma gjeni vetem nje rast te vetem !?
Pse !?
Sepse shqiptaret jane kombi dhe populli me i qyteteruar ne Evrope. Nje popull me kater fe e me shume sekté fetare qe ka per kryefe shqiptarizmin!
Cila eshte maja e qyteterimit, qellim i madhor i qyteterimit!? Sigurisht e pa medyshje jeta!
Me gjeni edhe nje popull tjeter ne Boten qe uron :
– Tungjatjeta vella … si e vecse si shqiptaret !
Me gjeni edhe nje popull e komb tjeter qe be te fundit, betim superior ka : Per Toke e Per Qiell , si shqiptaret!
Pse !?
Sepse Zoti dhe Nena Natyre ua ka dhuruar shqiptareve me bollek nje truall te begate, me nje klime te shkelqyer me kater stine tipike Mesdhetare dhe nuk kane pasur nevoje te sulmojne e tua rrembejne te tjereve!
Pse!?
Sepse shqiptaret jane nje popull i bukur me vajza e djem si Shtojzovalle me burra te hijshem e trima si Muji e Halili, si Gjergj Kastrooti Skenderbeu e Adem Jashari, si Ajkuna e Nora e Hotit, si Fevzia e Artiola Demiraj… shqiptaret nuk kane pase nevoje te rrembejne Helena Troje e as Vojisllavica e Katerina sllavo- ruse apo greke!?
Brexit apo Allexit… Larg qofte !
Pse !?
Sepse shqiptaret jane nje popull me kulture te lashte sa vete njerezimi… Pavaresisht sulmeve, pushtimeve, luftrave, zaptimeve, terrorit e tokes se djegur pa fund kunder tyre ata e kane ruajtur, gjuhen, traditat, kenget, vallet unike, autoktone te tyre….
Natyrisht edhe kane marre e kane dhene me fqinjet e me Boten ne teresi por kane mbetur shqiptare.
Eshte dhjetra mijera here me e madhe ne hapesire Amerika e Veriut dhe e Jugut , apo Australia, por sot ato flasin gjuhen e konkistadoreve, zaptuesve e pushtuesve te tyre anglishten, spanjishten, portugalishten, frengjishten….
Ndersa nje popull i vogel ne nje hapesire te kufizuar lind e vdes shqip, flet shqip…..
Brexit … apo Allexit…?… Larg qofte !
E vetmja gje qe Evropa e Bashkuar nuk ka marre vesh akoma eshte se :
– Bashkimi Evropian eshte familja e perbashket e popujve dhe e shteteve te Evropes… jo streha e politikaneve maskarenj qe hane te Brukseli e lehin te
Kremlini!
Duket sikur fuqite e medha vendimarese evropiane jane vene ne gare te vertetojne parashikimin ogurzi te babait boteror te komunizmit Vladimir Ilic Lenin:
– Evropa e Bashkuar eshte e pamundur… Edhe nese jetesohet do ta kete jeten e shkurter !
Larg qofte !
Uroj qe Evropa e Bashkuar ta marre vesh dhe ta kuptojne sa me pare kete mallkim leninist dhe nga unanimiteti e 100 per qindeshi i Josif Stalinit dhe Enver Hoxhes ne votimin dhe vendimarrjen e saj, qe jane krejtesisht komuniste e absolutisht antidemokratike edhe ne nje familje biologjike e jo me ne nje familje shtetesh apo kombesh krejt te ndryshme nga tri tiparet themelore te tyre: kombesia, gjuha, kompaktesia territoriale.
Bile, bile edhe diktatori arkeokomunist Enver Hoxha shkonte deri tek 99 per qindeshi asnjehere tek qind per qind si Bashkimi Evropian.
Evropa duhet te mesoje nga Nena Boterore e demokracise SHBA qe edhe per ceshtjet me strategjike kombetare e nderkombetare vendos me maksimumi 2/3 e votave te Kongresit Amerikan e jo me 100 per qind te tyre…
Na ishte se c’na ishte …!?
Me shume se kushdo kete duhet ta zbatoje djepi i demokracise bashkekohore Franca me revolucionin e saj “ Liri- Barazi- Vellazeri”!
Po te keni ndonje dyshim, shihni realitetin e sukseshem qindravjecar te Shteteve te Bashkuara the Amerikes dhe fundin pa lavdi te Bashkimit te Republikave Socialiste Sovjetike BRSS-se apo te shtetit te arnuar keq nga Versaja Jugosllavise!
Eshte koha e fundit qe BE te ndryshoje e ti jape fund se pari e sa me pare… urgjentisht 100 per qindeshit ne votim dhe vendimarrje ose 100 per qindeshi stalinist do ti jape fund Bashkimit Evropian ala BRSS dhe Evropes se Bashkuar !
Perndryshe Brexiti shume shpejt do te kthehet ne Allexit
Kambanat e Londres rane ne vesh te shurdher… Fitoi Brex-it.
Ato po bien edhe ne shtete te tjera te vjetra e te reja anetare te saj.
Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne, por edhe guxim te ndryshojne, reformojne dhe ndryshojne.
Eshte me kollaj te parandalosh se te perdorish ilace, thote nje shprehje e vjeter latine. Ilacet kushtojne, kane efekte anesore dhe kur semundja perhapet nuk kane asnje efekt.
Sot !
Neser eshte teper vone!
Pasneser vjen kolspsi… Brexit kthehet ne Allexit! Evropa e Bashkuar kthehet ne Ish- Evropa e Bashkuar si BRSS ne “ na ishte njehere e nje kohe BRSS-ja…”…
Larg qofte! .. E hengri Gogoli!
E shembi mungesa e lirise, mungesa e barazise, mungesa e vellazerise … Shkurt mungesa e demokracise…
Po e shpartallon, rrenon dhe zhben 100 per qindeshi, unanimiteti stalinist nese ajo ka akzistuar realisht ndonjehere !
Sa te lodheni ju komentues te zgjuar ja, e gjen budalla Dega me carcafin e tij! Ate rrezikun e shperberjes Europes e shpjegon me BRSS, Enver Hoxhe e Vojisllav Sheshel!
Lexojeni lexojeni kete carcafin e Deges se keni humor gratis.