Franca izolon të pavaksinuarit: Dalja në vendet publike vetëm me pasaportë shëndetësore

Amelda Amelda

Parlamenti francez ka aprovuar rregullat e reja përfshirë atë të pasaportës  shëndetësore, të nevojshme për të patur  qasje në shumë vende publike.

Aktualisht, personat e pavaksinuar mund të hyjnë në restorante, kafene dhe kinema edhe me rezultatet e një testi të fundit negativ për COVID-19. Por me rregullat e reja testet Covid-19 nuk do të jenë më të vlefshme pasi do të kërkohet vetëm certifikata digjitale.

Presidenti Emmanuel Macron, i tha gazetës Le Parisien këtë muaj se ai dëshironte të “nervozojë” njerëzit e pavaksinuar duke ua ndërlikuar jetën aq shumë sa do të detyrohen të imunizohen.

Franca ndodhet në valën e pestë Covid-19 ku rastet e reja ditore kanë arritur nivele rekord megjithatë numri i të shtruarve mbetet në nivele të ulëta.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *