Franca kërkon zgjatjen e gjendjes së emergjencës edhe gjatë Euro 2016

Elton Tafaruci

Qeveria franceze do ta zgjasë gjendjen e emergjencës, e cila është shpallur që pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris. Kjo është bërë e ditur nga kryeministri i vendit Manuel Valls, i cili shtoi se gjendja e emergjencës duhet zgjatur në mënyrë që të mbulojë edhe zhvillimin e kampionatit europian të futbollit, Euro 2016.

Ai theksoi se kjo është e nevojshme duke marrë parasysh rrezikun me të cilin po përballet Europa. Valls pranoi faktin se masat e larta të sigurisë bien ndesh me klimën që duhet të ketë një festë si kampionati i futbollit, por në një situatë të tillë është shumë e nevojshme. Sipas kryeministrit, kjo kërkesë e tij është pranuar edhe nga presidenti Hollande dhe ministri i Brendshëm.

Zgjatja e gjendjes së emergjencës kërkon edhe miratimin nga parlamenti. Kampionati europian do të zhvillohet nga 10 qershori deri më 10 korrik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *