Franca ka hequr shumicën e kufizimeve të COVID-19 ditën e sotme, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të infeksioneve.
Qytetarët nuk janë më të detyruar të mbajnë maska në ambientet e brendshme, ndërsa qytetarët e pavaksinuar lejohen të hyjnë në bare, restorante, teatro dhe ambiente të tjera.
Në spitale dhe shtëpi pleqsh, personat e pavaksinuar duhet të paraqesin ende një test negativ të kohëve të fundit ose prova që e kanë kaluar Covid së fundmi për të hyrë.
Kjo lëvizje u njoftua në fillim të këtij muaji nga qeveria franceze pasi situata epidiemologjike paraqitej më mirë, por ditët e fundit numri i rasteve të reja me koronavirus është rritur sërish, duke ngritur shqetësime nga disa shkencëtarë se mund të jetë shumë herët për të hequr kufizimet.

Nuk ka viruse! Me lirim-shtrengim duant te detyrojne njerzit te marrin helmin.