Qeveria franceze ka kërkuar ndalimin e përdorimit të alkoolit në afërsi të fan zonave në qytetet ku zhvillohen ndeshjet e futbollit me qëllim kontrollin e dhunës pas përleshjeve intensive që shpërthyen mes tifozëve rivalë gjatë ndeshjeve të para të euro 2016.
Vendimi vjen pas tre ditësh përleshje mes tifozëve dhe policisë në Marsejë. “Kam kërkuar marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të ndaluar konsumin, shitjen dhe transportin e pijeve alkoolike në zonat e ndjeshme në ditët e ndeshjeve.
Ndalimi përfshin fushat publike, bare, restorante e dyqane”, tha ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve, duke shtuar se ngjarjet në Marsejë janë të papranueshme.
