Franca ndalon modelet anoreksike

Dita

Franca ka miratuar një ligj që ndalon modelet tejet të dobeta në industrinë e modës, një masë kjo e kritikuar nga agjencitë e modeleve, por e mbështetur nga publiku. Projektligji që u diskutua në parlament në muajin mars, parashikon të ndalojë agjencitë e modeleve dhe shtëpitë e modës të punësojnë modele “Body Mass Index”, pasi ato konsiderohen si të sëmura dhe anoreksike.

Këtë ligj të miratuar së fundmi në Francë, stil i vetëdijshëm francez, në industrinë luksoze të modës e cila vlen miliarda euro, e kanë aprovuar edhe Italia, Spanja dhe Izraeli. Edhe këto shtete kanë adoptuar ligjin kundër modeleve të dobëta në pasarela, duke paralajmëruar fushatën kundër tyre që në vitin 2013.

“Ne kemi vënë re se pesha e modeleve në Francë, bie ditë pas dite. Në Francë por edhe në shumë vende të tjera. Dhe shpesh herë modeleve iu është bërë presion nga agjencitë dhe stilistët për tu dobësuar sa më shumë. Thjesht të duhet të shohësh këto vajza në shfaqjet e tyre së fundmi,” është shprehur deputeti socialist, Olivier Veran, në kohën kur po diskutohej projektligji.

Modeleve, të paktën atyre 18-vjeçareve, iu është dashur që të dorëzonin një certifikatë me përmasat trupore, dhe pesha e tyre duhet të ishte 55 kg për gjatësinë 1.75 cm, përpara së të punësoheshin , por edhe disa javë nëse i merrnin në punë.

“Në projektligj parashikohet që një modele duhet t’i nënshtrohet kontrollit tek mjeku, përpara se të punësohet dhe ai do të vlerësojë indeksin e peshës trupore, që përllogaritet duke pjesëtuar peshën me gjatësinë. Kjo përllogaritje është përdorur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të përcaktuar nëse dikush është i kequshqyer, ose edhe në një gjendje urie. Dhe unë sugjeroj që certifikata të mos iu jepet atyre modeleve që kanë probleme me peshën pasi janë duke vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e tyre,” tha Veran.

Ligji parashikon kontrrolle të rregullta dhe nëse nuk zbatohet parashikohen edhe gjoba deri në 75.000 euro për çdo shkelje dhe deri në gjashtë muaj burg përfshirë edhe stafin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *