Franca përdor Nenin që nuk është përdorur kurrë më parë në Bashkimin Evropian

Saimir Lleshi

Franca ka intensifikuar sulmet ajrore në Siri kundër bazave të Shtetit Islamik.

Për këtë arsye, ministri i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian ka kërkuar nga vendet e Bashkimit Evropian pjesëmarrje më të madhe ushtarake në disa rajone ku po zhvillohen operacionet.

“Franca nuk mund të jetë e vetme në këto rajone”, theksoi Le Drian, sipas këshilltarëve të tij, gjatë një mbledhje të ministrave evropiane të Mbrojtjes në Bruksel.

Ministri francez përmendi nenin 42-7 të traktateve evropiane, që parashikojnë solidaritet në rast agresioni kundër një vendi të BE-së. Është hera e parë që një anëtar i BE-së përmend këtë nen, i ngjashëm në filozofinë e tij me nenin 5 të traktatit të NATO-s të cilin e përdori SHBA-ja pas atentateve të 11 shtatorit, aktivizimi i të cilit solli ndërhyrjen e Aleancës së Atlantikut në Afganistan.

Thirrjes i janë përgjigjur menjëherë vendet anëtare. Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini bëri të ditur mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare.

“Sot, Bashkimi Evropian nëpërmjet zërit të të gjitha shteteve anëtare, ka shprehur në mënyrë unanime mbështetjen më të madhe dhe dispozicionin e tyre për të dhënë ndihmën e kërkuar”, theksoi Mogherini, në një konferencë të përbashkët shtypi.

“Ky është një nen (42-7) që nuk është përdorur kurrë më parë në historinë e Unionit tonë”, nënvizoi Mogherini.

Megjithëse nuk është marrë ende një vendim zyrtar, Mogherini deklaroi se ky është një akt mbështetjeje. /Dita/

Share This Article
4 Comments
    • ORE FOL MIRE CFARE PO THUA.

      ISIS U KRIJUA APOSTAFAT PAS NDERHYRJEVE TE KETYRE KRIMINELEVE NE ATO RAJONE.

      PARA BOMBAVE JETONIN SI NJEREZ NORMAL, E TANI SIRIA KA 5 VITE QE JETOHET SIC JETUAM NE, SHQIPETARET NE PERIUDHEN MARS-QERSHOR 1997, TE ZE GJUMI ME NINULLEN E KALLASHIT.

  • Me keto qe deklarojne nenkuptoje se po pergatitet nje lufte qe do te jete shume here me e temerrshme se te tjerat .Beni kujdes e ruani kokat .Shqiperia pa me te voglin shkak automatikishte eshte e goditur .Si byt.. zbuluar qe jemi ose do ngrem duarte larte ose do e presim ,sic e kemi per tradite, mikun me lule.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *