Franca ka përkujtuar përfundimin e Luftës së parë botërore dhe presidenti francez Fransua Hollond ka vendosur një kurorë me lule në varrin e ushtarit të panjohur pranë Harkut të triumfit. Ceremonia e 11 nëntorit shënon përfundimin e luftimeve të Luftës së Parë botërore, një luftë ku shërbyen 8.4 milionë ushtarë francezë dhe rreth 1.3 milionë prej tyre u vranë në beteja që tashmë janë transformuar në emra shumë të njohur si Verdun dhe Chemin des Dames në fjalë që përshkruajën tmerrin dhe vuajtjen. Ceremonia gjithashtu ka shërbyer për të shfaqur nderime për ushtarët francezë të vrarë vecanërisht 13 prej tyre që janë vrarë në Afganistan që nga fillimi i këtij viti. Presidenti francez Hollond ishte i shoqëruar nga dy adoleshentë për të vendosur kurorën nën Harkun e triumfit, Karolina, 14 vjecare e bija e një ushtari francez të vrarë në Afganistan në janar të 2012-ës dhe Karls 15 vjec, djali i një tjetër ushtari francez i vrarë dhe ai në Afganistan në gusht të vitit 2012. Hollond ka përsëritur dhe këtë vit se do të përshpejtojë tërheqjen e 3400 ushtarëve francezë nga Afganistani për në fund të këtij vit, dy vjet para kohës së përcaktuar nga aleanca. Përvec ceremonisë në Harkun e Triumfit rreth 800 ceremoni përkujtimore janë zhvilluar në të gjithë Francën ku merrnin pjesë më shumë se 10 mijë ushtarë.