Franca pret refugjatët e parë, gati për 24 mijë

anazapta

Franca do të mirëpresë sot rreth 200 refugjatë, të parët nga 24 mijë azilkërkues që presidenti Francois Hollande është zotuar se do të marrë në dy vitet e ardhshme.

Rreth 1 mijë refugjatë të tjerë pritet të mbërrijnë brenda javës në përpjekje për të ulur presionin mbi Gjermaninë, ku kanë hyrë qindra emigrantë nga kufiri me Austrinë.

200 refugjatët e parë dot strehohen në lindje të Parisit.

Kryeministri, Manuel Valls do të mbledhë qeverinë sot për të gjetur një zgjidhje për strehimin e 24 mijë refugjatëve që do të marrë Franca.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *