Franca, pro mësimit të fesë në shkollë

Elton Tafaruci

Ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi mbështet idenë e futjes së mësimit të fesë në shkolla, duke theksuar se terrorizmi nuk ka asnjë lidhje me muslimanët.

“Shqipëria është vend besnik me luftën kundër terrorizmit. Të dielën u zhvillua dita e profetit Muhamet, pra nuk ka asnjë lidhje mes muslimanëve që jetojnë çdo ditë në mënyrë të paqtë dhe xhihadistëve që abuzojnë pas besimit.

Të rinjtë janë rekrutuar përmes internetit. Armët tona në luftën kundër terrorizmit janë bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacioneve. Të parandalohet që në shkolla”, tha Fitoussi.

 

Vendet ballkanike po diskutojnë në Tiranë për luftën kundër terrorizmit, ku janë ftuar përfaqësues nga shtatë vende të Ballkanit, si dhe përfaqësues te organizmave ndërkombëtare, OSBE, dhe oficerëve ndërlidhës të atashuar në Shqipëri.

Share This Article
1 Comment
  • Ne ketu i themi:Beji nenen te njohi per babe! Juve francezeve islamiket po ju shpartallojne me bomba. S`do mend qe Edi Rama do te gjeje edhe nje ambasador amerikan edhe nje gjerman per te perhapur fene ne shkolla si ate planin belg per sheshin Skenderbej!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *