Franca është një ndër vendet evropiane me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid-19 dhe situata pandemike paraqitet shumë e vështirë.
Janë shënuar mbi 368,000 raste të reja në 24 orët e fundit.
Ministri i shëndetësisë, Olivier Véran e përkufizoi atë që po përjeton vendi i tij si një valë anormale shkaktar i së cilës është varianti Omicron.
“Nuk kishim regjistruar kurrë shifra të tilla që nga fillimi i pandemisë . Është një valë anormale. Kemi 22,000 pacientë të shtruar në spital , nga të cilët 3900 ndodhen në kujdes intensiv.”
Shifra rekorde të infektimeve me koronavirus janë shënuar edhe në Gjermani dhe Bullgari.
Autoritetet gjermane kanë raportuar 80,430 raste të reja.
Në Bullgari janë shënuar në 24 orët e fundit 7,062 raste të reja pozitive me Covid-19. Numri i të infektuarve është rritur në javët e fundit duke tejkaluar pikun e Tetorit të vitit të kaluar. Ndërkohë Evropa ka regjistruar më shumë se 7 milionë raste me Covid-19 vetëm në javën e parë të 2022.
a.m/dita

ome, me shume raste sivjet qe kemi vaskinen sesa vjet qe nuk e kishim??
pfff…dicka qelbet ere ne ket muhabet