Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Franca zyrtarizon 23 emrat, në listë Rami e Umtitti
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Franca zyrtarizon 23 emrat, në listë Rami e Umtitti
Sport

Franca zyrtarizon 23 emrat, në listë Rami e Umtitti

Dita
Published May 31, 2016
Share
SHARE

Ashtu sic edhe pritej qëndërmbrojtësi i Sevillas Adil Rami ka marrë vendin e të dëmtuarit Raphael Varane, ndërsa Samuel Umtitti i Lyonit ka zënvendësuar, Jeremy Mathiew që pësoi një lëndim vetëm pak ditë më parë. Emrat e mëdhenj të lënë jashtë nga Deschamps janë padiskutim sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema dhe ai i Nice Hatem Ben Arfa, dicka që dihej sepse këta dy lojtarë nuk bënin pjesë as në listën provizore.

Franca që është njëkohësisht edhe një prej tre skuadrave kundërshtare të Shqipërisë në grupin A, si dhe një nga ekipet favorite për t’i shkuar deri në fund, Europianit të shtëpisë, në këtë eveniment kaq të rëndësishëm do të përfaqësohet nga këta futbollistë.

3 portierët e përzgjedhur nga trajneri Didier Deschamps janë Lloris, Costil dhe Mandanda. Në mbrojtje spikasin Evra, Koscielny, Mangala e Sagna pa harruar edhe Digne, Jallet, Umtitti e Rami. Janë 6 emrat e përzgjedhur në mesfushë, me Paul Pogba që qëndron mbi të gjithë ndërsa Cabaye, Kante, Matuidi, Lassana Diarra e Moussa Sissoko janë ata që kompletojnë repartin e ndërmjetëm.

Sulmi i përfaqësues së gjelave në Euro 2016, ndërkohë do të udhëhiqet nga Griezmann, Giroud e Payet por një rol të rëndësishëm pritet të luajnë edhe  Martial, Gignac e Coman. Franca do ta nisë Europianin me sfidën e 10 Qershorit ndaj Rumanisë në Stade De France që do të jetë edhe takimi hapës i këtij kompeticioni ndërsa në 15 Qershor në Marseille do të sfidojë Shqipërinë, për të mbyllur fazën e grupeve me ndeshjen ndaj Zvicrës.

Dita May 31, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?